BallinaAktualitetGabriel Escobar takim 30 minuta me Ilir Metën në selinë e PL-së,...

Gabriel Escobar takim 30 minuta me Ilir Metën në selinë e PL-së, në fokus zgjedhjet e 14 Majit

spot_img
spot_img

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi për 30 minuta një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Takimi u zhvillua ne seline  e PL-se, ndersa në përfundim Meta foli shkurt per gazetarët, duke thene se detajet e takimit do të bëhen publike me anë të një deklaratë zyrtare nga Partia e Lirisë. Por i pyetur nëse ka marrë një ftesë për të vizituar SHBA, Meta nuk dha përgjigje.

Ilir Meta: Ju falënderojmë për vëmendjen do të keni një komunikatë zyrtare nga ana e PL-së.

Pyetje: Kur u takuat me Escobarin, ai tha një shprehje shihemi së shpejti. Ju ka bërë një ftesë për në SHBA?

Ilir Meta: Ju ftoj të gjithëve në stadium, të gjitha atje. Sa i takon takimit ne bëjmë deklaratë zyrtare.

Takimi me Metën vjen pas atyre që Escobar zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, ndërsa një ditë më parë me kryeministrin Rama dhe Presidentin Bajram Begaj.

Mësohet se në fokus të diskutimeve të Escobar me faktorin politik shqiptar janë zgjedhjet e 14 majit, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit.

Gjatë takimeve, Escobar është shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular