Nga Roland Bejko
Kandidat i PD per Bashkine Tirane
Kandidat i PD per Bashkine Tirane
Pak orë na ndajnë nga fillimi zyrtar i fushatës, dhe demokratët në të gjithë Tiranën janë gati për një fushatë model dhe fituese. Takimin e radhës e mbajta me demokratë në Astir. Në takim, sërish theksova, që PD në këto zgjedhje është e vetmja alternativë, ndërsa partitë e tjera janë 5 logo të majta. Qëndresa, sakrifica, puna dhe organizimi janë cilësitë kryesore që ne kemi për të fituar kundër Erjon Veliajt, kundërshtarit tonë dhe oligarkisë politiko- ekonomike.
Zona e Astirit duket qartazi, që është konceptuar si një lagje periferike provinciale e Tiranës ku mungon gjithçka, përkatësisht kopshtet, shkollat, rrugët e përshtatshme dhe prindërit kalojnë orë të tëra në trafik me fëmijët e tyre.
Me vëllezërit dhe motrat demokratë në Astir, ramë dakord që situata e rëndë kërkon mobilizim, prandaj ne do të punojmë brënda nesh për të mobilizuar, jo vetëm të djathtët kudo ku janë, por edhe qytetarët që janë elektorati gri për të vendosur për bashkinë dhe këshillin bashkiak. Ajo që të gjithë ramë dakord është fakti, që strategjia e Sali Berishës është forcimi i Ilir Metës dhe dëmtimi i Partisë Demokratike, jo fitorja në zgjedhje.