BallinaKryesoreFshehja e emrit të Metës nga fleta e votimit, të gjitha argumentet...

Fshehja e emrit të Metës nga fleta e votimit, të gjitha argumentet e përfaqësuesit të PD kundër Celibashit

spot_img
spot_img

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka dhënë të gjithë argumentat e tij se pse emri i Ilir Metajt, emër më të cilin koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit nuk duhet të fshihet.

Qëndrimet e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Indrit Sefa

Të dyja propozimet e komisionerit, janë propozime të cilat nuk mbështeten në Kodin Zgjedhor dhe si rrjedhojë të pretendimit tonë, këto propozime nuk duhen pranuar kështu siç janë.

Së pari, në 2021-in pas një debate shumë të gjatë në lidhje me fletën e votimit, u vendos një standard i cili megjithëse kishte kundërshtimin tonë, u vendos si standard.

Kemi pasur 2 koalicione në ato dy fletë votimi dhe koalicioni PD-AN me parti drejtuese Partinë Demokratike të Shqipëisë dhe kishim koalicionin ABEOK, në mos gabojë me zotin Kujtim Gjuzi drejtues.

Në këtë rast Komisioneri, KAS-I dhe të gjitha vendimmarrjet me radhë, fleta e votimit doli që emri i kryetarit të partisë drejtuese të koalicionit, siç ua kam përmendur edhe në email-et që kam shkëmbyer me administratën e KQZ-së, ishte përcaktuar edhe emri i kryetarit të partisë drejtuese të koalicionit.

Dhe konkretisht, ka qenë zoti Lulzim Basha në fletën e votimit, ka qenë edhe Kujtim Gjuzi për partinë ABEOK, në mos gabojë koalicioni.

Ne ua kemi dërguar i nderuar Komisioner edhe fletën e 2021-it dhe komisioneri ka vlerësuar që përsëri të na sjell tani një propozim ku dy koalicionet të cilat rezultojnë në fletën e votimit rezultojnë pa emrin e kryetarit të partisë që drejton koalicionin.

Kjo është e papranueshme dhe krijon konfuzion në fletën e votimit, nuk përcakton qartë identitetin dhe nuk përcakton rregullat e përcaktuar qartë në nenin 98 të Kodit Zgjedhor i cili flet qartësisht në lidhje me përmbajtjen së fletës së votimit.

Pika 3: Emrat e subjekteve zgjedhore vendosen në fletën e votimit, sipas rendit tëpërcaktuar në mënyrë të rastësishme nga shorti.

Përbri emrit të partisë vendoset sigla, shkronja nistore dhe emri i kryetarit të partisë.

Çdo subjekti që renditet në fletën e votimit i korrespondon hapësira përkatëse për shënimin e votës nga zgjedhësi.

Deri këtu është pika 3 e nenit 98 që komisioneri në 2021-in e ka respektuar.

Pastaj vjen neni 65 pika 3, po ta lexoj në mënyrë literale dispozitën e nenit.

Megjithëse komisioneri është në dijeni por unë për të mos bërë gabim dua t’i referohem në mënyrë literale të kësaj dispozite e cila referon se:

Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Për nevojat e zbatimit të këtij ligji, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ky ligj përcakton për subjektet zgjedhore përmbushen nga partia udhëheqëse e koalicionit. Marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.

Tani, kemi këtë marrëveshjen këtu që komisioneri është në dijeni, që është kërkesa drejtuar komisionerit për regjistrimin e subjektit “Bashkë Fitojmë”.

Në pikën 3 të kësaj marrëveshjeje thuhet që partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 të Kodit Zgjedhor, është Partia e Lirisë.

Kjo marrëveshje është pranuar nga ana e Komisionerit dhe në bazë të saj është regjistruar edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Të njëjtën marrëveshje të ngjashme ka edhe subjekti tjetër Aleanca Liberale e Djathtë dhe drejtuese e koalicionit është Partia e Ballit Kombëtar dhe Demokrat në mos gaboj.

Sipas këtyre përcaktimeve në fletën e votimit duhet të jetë patjetër në mënyrë shteruese dhe e identifikuar qartë emri i kryetarit të partisë që drejton koalicionin.

Dhe propozimi i komisionerit për ta lënë këtë fletë votimi pa përcaktuar emrin qartë se kush është kryetari i partisë që drejton koalicionin, është në cënim të dispozitave të kodit zgjedhor dhe krijon një konfuzion tek zgjedhësit për t’u identifikuar se kush subjekt është dhe çfarë përfaqëson.

Për t’ua bërë më të qartë zoti komisioner, kryetari i partisë drejtuese të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është zoti Ilir Meta që është në këtë foto këtu.

Tani ky zotëri ku është?

Është deputete e partisë së Lirisë, ish-LSI me logon e Partisë Demokratike.

Kandidat që janë të subjektit “Bashkë Fitojmë” me logon e Partisë Demokratike.

Në qoftë se komisioneri do tolerojë këto shfaqje dhe ky veprim që ka bërë, që ky koalicion vjen pa emër drejtuesi në fletën e votimit, është çështje dhe është qëllim vetëm për të konfonduar zgjedhësit.

Tani, nëse komisioneri do të tolerojë këtë padrejtësi dhe do vazhdojë të eci në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor, atëhere zoti komisioner ne mendojmë që kjo nuk i shërben procesit zgjedhor dhe i vë minat procesit zgjedhor.

Zoti komisioner, në lidhje me propozimin për përmbajtjen e fletës dhe konfigurimin jemi dakord me specifikimin numër 3, për konfigurimin.

Por duhet patjetër të përcaktohet emiri i kryetarit të partisë e cila drejton koalicionin në mënyrë kategorike.

Tani gjynah, zoti Roshi ka 20 vite kryetar partie, tani t’i heqim emrin nga partia?

Zoti Meta ka 20 vite kryetar partie, nuk hiqen emrat kaq kollaj.

Prandaj unë mendoj që çdokush duhet të jetë krenar për drejtuesin e partisë dhe drejtuesi i partisë duhet të ketë emrin në fletën e voimit, s’kemi pse të bëjmë diskutime me fshehje emrash.

Fshehja e emrit të Metës nga fleta e votimit, të gjitha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular