Këtë nuk e priste! Nita shpërthen në lot gjatë ‘Prime-it’, befasohet nga surpriza e pazakontë

0
204

Sikurse një pjesë tjetër e banorëve, edhe Nita Latifi ka rrëfyer linjën e jetës së saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Këngëtarja nga Kosova u shpreh se në moshën katërvjeçare, babai i saj u bë pjesë e ushtrisë së UÇK-së, për të shërbyer në luftën e Kosovës.

Ajo dhe anëtarët e tjerë të familjes shkuan në Maqedoni gjatë luftës dhe se nuk dinin asnjë informacion për babanë nëse ishte gjallë apo jo.

Artistja tha gjatë tregimit se pas tre muajsh dëgjuan që babai i tyre ishte gjallë. Në linjën e jetës, Nita po ashtu tha se i ati e ka mësuar të jetë e fortë dhe t’ia dalë vetë në jetë.

Mes tjerash zbuloi se babai i saj para shtatë vitesh pësoi arrest kardiak dhe se ajo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të.