Reperi i njohur për videot e tij të Tik-Tok Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) është ndaluar në afërsi të Rinasit pas një denoncimi të bërë nga Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy më 13 prill.
Mesohet se sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.
“Klevio më ka shkaktuar ankth dhe frikë. Më ka përndjekur. Duhet ta ndaloni”, ka thene Noizy ne denoncim.
Kjo nuk është hera e parë që Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit.
Rreth një vit me parë ai u prangos pasi theu masën e sigurisë “arrest me burg”. 36-vjeçari nga Lushnja doli nga banesa dhe shkoi në Durrës, ku edhe u konfliktua me reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy.