Një studio dedikuar bizneseve, aty ku çdo llogari kalon në filtrin e ekspertit, Dr.Albert Lusha

0
2323

Nga Vasil Dardha
Biznesi në Shqipëri ka njohur progres dhe herë pas here dhe pengesa. Disa prej këtyre pengesave janë objektive e disa subjektive. Për zgjidhjen e tyre nevojitet eksperti i fushës si domosdoshmëri. Një biznes jo gjithnjë mund të hapet nga një njeri i fushës së ekonomisë, por ama që të mbahet, të jetë i suksesshëm dhe i shëndetshëm ka nevojë për këshillën, ndihmën dhe lupën e ekspertit. Pra, është një ekonomist profesionist “doktori” i duhuri që duhet t’i qëndrojë tek koka një biznesi që ai të jetë sa më jetëgjatë! Në vend nuk mungojnë profesionistët të cilët pas diplomimit për ekonomi ia kushtojnë jetën e tyre duke mprehur hollë lapsin dhe dhënë kontibutin e tyre kudo që iu nevojitet në administratën shtetërore, kompani dhe korporata të mëdha apo dhe duke hapur një zyrë të tyre dhe bazuar në ligjet shqiptare dhe ushtruar lirshëm aktivitetin në ndihmë të qytetarëve që duan të hapin një biznes apo të tjerë që e kanë dhe duan ta rrisin atë. Dera ku duhet të trokasësh është më e rëndësishme sepse të duhet të gjesh jo vetëm profesionalizimin, por çfarë është tejet e rëndësishme, komunikimin e duhur i cili të çon në një bashkëpunim të suksesshëm!
Rasti që do të trajtojmë sot dhe japim dhe si rekomandim për bizneset është që një derë ku pa frikë mund të kërkojnë shërbimin e duhur për të mos u zhgënjyer është; studio “LUSHA-ACCOUNTING”.
Eshtë kjo një zyrë dedikuar bizneseve ku çdo llogari kalon pa diskutim në filtrin jo vetëm të një eksperti, por dhe një djali tejet komunikues dhe të edukuar, jo vetëm si qytetar dhe prind shembullor, por dhe si një profesionist i fushës i cili flet me klientin me gjuhën më të thjesht të mundshme që ai të kuptojë çfarë po i ofrohet si shërbim pa humbur mes shifrash. Studio ka afro 5 vite aktivitet, por drejtuesi i saj ka mbi shpatulla një mal me eksperiencë. Ai veç shkollimit me rezultate të shkëlqyera, ka kryer mjaft specializime, trajnime dhe ndjekur workshope që kanë të bëjnë me fushën e financave!
Quhet Albert Lusha, me origjinë nga Reçi i Dibrës dhe vjen nga nje familje tradicionale dibrane, me rrënjë të shëndetshme, por dhe intelektuale prej së cilës bart dhe eksperiencën e fushës në të cilën ushtron aktivitet. Eshtë rritur, shkolluar në Kamëz dhe ka ushtruar veprimtarinë si profesionist pas shkollimit në disa institucione shqiptare derisa në vitin 2019 vendosi të ketë zyrën e tij dedikuar biznesve shumë pranë Universitetit Bujqësor aty dhe ku mori gjithçka nga ato auditore!
Zoti Lusha sot është një profesionist i zoti së cilit sot përmes studio “LUSHA-ACCOUNTING” mund t’i kërkosh të të ofrojë shërbim dhe do ta marrësh atë me cilësinë më të lartë dhe shpejtësinë që të nevojitet! Të trokasësh në këtë zyrë ke bërë zgjedhjen dhe zgjidhjen e duhur për të mos humbur aspak kohë për të ngritur një biznes të suksesshëm!
Kush është Dr.Albert Lusha?
Albert Lusha është diplomuar në Universitetin Bujqësor i Tiranës, Bachelor – Ekonomi dhe Agrobiznes në vitet 2003 – 2008, për të kryer më pas Masterin e Nivelit të Dytë (MND) në vitet 2009 – 2012, si dhe po në të njëjtët auditore me përkushtimin maksimal, fal një pune të palodhur dhe sistematike përgjatë viteve 2012 – 2018 në Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit do të mbronte titulli – Doktor në fushën: “Financë – Kontabilitet”. Përpos dëshirës së tij për t’u shkolluar dhe ardhur deri në këtë moment, për Albertin, trajnimet dhe kualifikimet nuk do të mungonin sikurse eksperiencat në punë në disa institucione të rëndësishme, por ajo që duhet theksuar është fakti që z.Lusha është nje ekspert, ose më saktë një “kirurg” i mirë sa i përket çështjes së taksave për faktin sepse ka pasur një përvojë të gjatë duke punuar në system, por edhe duke u kualifikuar, e konkretisht si në sistemin tatimor dhe tatimpaguesve ashtu edhe duke pasur si eksperiencë punën si specialist dhe drejtor i tatim-taksave vendore. Ajo çfarë i jep më shumë garanci ose e çertefikon aftësinë e tij është dhe fakti se Alberti është certefikuar edhe si audites ndaj dhe filtrat përmes të cilave kalojnë shifrat janë mjaft strikte dhe të pakompromise! Duke qenë i qartë se të përparuarit sa më shumë dhe rruga drejt suksesit vjen vetëm me punë, Albert Lusha nuk ka rreshtuar së kualifikuari duke përfituar sa më shumë dije dhe përshtatur me normat e reja të fushës së tij të ekonomisë! Në vitin 2010 ka ndjekur standartet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK), në vitin 2012 ka marr çertefikatë trajnimi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nga Sistemi Tatimor dhe Tatimpaguesi! Përgjatë viteve 2010 – 2011 ka ndjekur kursin dhe ka marrë çertefikatën si Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik nga Ministria e Financiave, Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit. Më tej z.Lusha ka marrë çertefikatën Kontabilist i Miratuar (KM) .
Alberti është shquar gjithnjë jo vetëm për të nxënit të dijeve në teori përmes leksioneve në auditore, por ai që student do të angazhohej të ushtronte profesionin për aq sa ia lejonte koha, e konkretisht ka punuar si ekonomist në sektorin privat përgjatë viteve 2006- 2007. Mundësinë e krijuar për të nisur punë në Bashkinë Kamëz si specialist i taksave dhe tarifave vendore në vitin 2007 do ta shfrytëzonte më së miri duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe qenë korrekt në terren me tatim-paguesit deri në vitin 2016, kur fal asaj çfarë kishte ofruar me korrektësi dhe profesionalizëm do të bënte që të emërohej Drejtor i Tatim Taksave Vendore deri në vitin 2019 teksa do të largohej me dëshirë nga institucioni Bashki.
Prej vitit 2019 z.Lusha vazhdon të ushtrojë detyrën si Kontabël i Miratuar në Studio “LUSHA-ACCOUNTING” ku shërben me mjaft pasion dhe dëshirë përmes një komunikimi brilant dhe korrektese tipike për karakterin e tij për mjaft biznese të cilat janë mjaft të kënaqura dhe gojë me gojë drejtuesit e tij përcjellin fjalë të mirë për një profesionist si Albert Lusha, teksa sugjerojnë të trokasin tek ai nëse duan të marrin shërbimin e duhur jashtë çdo burokracie dhe zvarritje siç ndodh në jo pak raste vërdallë!
Edhe në të përditshmen tij jashtë punës, Alberti njihet nga të gjithë ai djali i sjellshëm, i duruari, fjalë embël me të cilin vlen të kesh shoqëri.
Studio “LUSHA-ACCOUNTING”
E ideuar, e skicuar, projektuar por dhe e përllogaritur mirë nga një ekspert si Dr.Albert Lusha, kjo studio jo vetëm që nuk do të njihte krizë në punën e saj, por shpejt do të ktheje në një ikonë dhe sot ka njohur konsolidimin e plotë në marrdhëniet me bizneset! Që në startim Alberti ishte i qartë; i duhej të ngrinte një gjë se cilës do t’i shërbente gjatë dhe mirë për të qenë një histori suksesi, por dhe konsoliduar punën e tij për të mos qenë varur në humore punësimi në një vend ku nuk vlen meritokracia! E mendoi, e zhvilloi dhe i doli për mirë, e për këtë meriton vlerësim dhe përgëzim! Në këtë rrugëtim Alberti jo se nuk i ka menduar vështirësitë, pengesat që mund të dilnin rrugës, por ka pasur vendosmërinë për të ecur vetëm para dhe ardhur deri në këtë ditë që bizneset të trokasin në dyert e Studio “LUSHA-ACCOUNTING” si dhe rekomandojnë të tjera për të marrë shërbimin e ekspertit.
“Vizioni ynë është të bëjmë një ndryshim tek klientët tanë, partnerët tanë dhe komunitetet tona duke siguruar auditim me cilësi të lartë, kontabilitet, taksë, këshillim ligjor, teknologji informacioni dhe shërbime të vlerësimit të pasurisë në një mënyrë personale, etike dhe profesionale. Qëllimi ynë është të krijojmë vlerë të shtuar për klientët tanë. Ne e arrijmë këtë duke punuar ngushtë dhe duke zhvilluar marëdhënie efektive me klientët tanë, ndërsa sjellim vlerat tona të profesionalizmit, integritetit, përsosmërisë dhe hapjes”- thotë Dr.Albert Lusha. E në fakt mjafton të shkosh në këtë studio dhe vë re që një staf profesionistësh nën  drejtimin e Albertit bëjnë një punë voluminoze, por të saktë për biznesin! Secili që i ofrohet shërbim mbetet i kënaqur dhe është e pamundur të mos ndodh të mos rekomandojë dhe sjell një të dytë! Alberti karakterizohet nga korrektesa dhe një ndëshmëri e lartë e cila e ka shoqëruar në çdo përvojë pune.
Studio e Kontabilitetit ofron;  Analizë e projektit – Studio bashkëpunon me çdo njësi ekonomike ose Profesionist që dëshiron të hapë një aktivitet të ri. Analizon dhe krahason treguesit e sektorëve të ndryshëm si edhe jep mendime në lidhje me rentabilitetin e projektit.
Ofron asistencë në lidhje me përmbushjen e të gjitha procedurave administrative. Duke filluar që nga zgjedhja e regjimit tatimor dhe atij kontabël. Instrukton subjektet në lidhje me proceduarat e regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKB).
Studim financiar dhe fiskal për projektin – Studio ofron shërbimin e saj që në fazën e nisjes (start up), duke sugjeruar metodat më të mira të financimit për aktivitetin e ri.
Formim i personelit – Mban lidhje të vazhdueshme me Administratorin dhe personelin e administratës së shoqërisë për dhënien e ndihmes profesionale dhe të mendimit ekonomik në dobi të rritjes së efektshmerisë së veprimtarisë dhe të zbatimit të dispozitave ligjore.
Vlerësim për zgjedhjen e menyrës më fitimprurese të investimit – Studjon dhe përpiqet të japë zgjidhje për probleme dhe çështje që dalin gjatë veprimtarisë dhe që i paraqiten nga Administrata e Shoqërisë në lidhje me vlerësimin dhe mbarëvajtjen e investimit. Analizon strukturën financiare, Bilancin, pasqyrën e performancës si edhe Cash-Floë.
Operacione mbi kapitalin – Studio ndjek dhe jep sugjerime në lidhjet me praktikat dhe procedurat për ndryshimet e kapitalit. Ajo bashkëpunon me studiot më të mira ligjore për themelimin e shoqërive, për hartimin i statuteve si edhe kontratave të ndryshme në lidhje me trasferimet e kuotave.
Shërbime Fiskale
Konsulencë fiskale e zakonshme – Informon dhe instrukton njësitë ekonomike dhe profesionistët në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me legjislacionin fiskal. Ndihmon subjektet për gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme të lidhura me TVSH si edhe taksa të tjera.
Deklarimet tatimore – Studio ndjek për klientët e saj të gjitha proçedurat e plotësimit si edhe deklarimit të detyrimeve në lidhje me TVSH, Sigurime Shoqërore dhe Shëndetësore, Tatimin mbi fitimin, Akcizën etj. Të gjitha deklarimet bëhen nën supervizionin e Kontablit të Miratuar.
Informacion mbi lehtësirat fiskale – Studion legjislacionin fiskal si edhe ndjek politikat shtetërore në lidhje me stimulimin e aktiviteteve të caktuara si dhe lehtësirat fiskale. Bashkëpunon me Institucione të ndryshme studimore për njohjen dhe evidentimin e praktikave lehtësuese për sektorë të ndyshëm të ekonomisë.
Administrim, përfaqësim në lidhje me mosmarrëveshjet me administratën tatimore – Ndihmon në interpretimin e legjislacionit fiskal për subjektet të cilat kanë mosmarrëveshje me administratën tatimore. Asiston dhe ndihmon në proçesin e ankimit pranë Zyrës së Apelimit Tatimor.
Konsulencë mbi problematikat fiskale, kontabile dhe bilancin – Studio ka një eksperiencë të gjerë,si në partneritet, besim, ashtu edhe në financa publike dhe individuale në të gjitha nivelet e taksimit. Shërbimet kanë për qëllim dhënien e sigurisë së arsyeshme mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadrin e taksave dhe marrjen e masave parandaluese kundër shkeljeve të taksave dhe shmangien e pasojave serioze. Vlera e shtuar që u jep klientëve tanë është afrueshmëria. Që nga fillimi i marrëdhënieve me klientët, studio investon kohë të konsiderueshme shtesë për të siguruar që të kuptohen objektivat, aspiratat e klientëve dhe mënyrat e preferuara të punës dhe komunikimit. Studio është besimtare e vendosur në komunikimin e vazhdueshëm dhe siguron që klientët të marrin informacione përkatëse përmes shënimeve të konferencave të ekspertëve.
Shërbime Kontabiliteti
Mbajtja e llogarive – Studio ofron për klientët të cilët fillojnë veprimtarinë dhe që kanë nevojë për një kompani të specializuar për të mbajtur librat e tyre: mbajtje llogarie të shërbimeve, përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me standardet e kontabilitetit shqiptar, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe të tjera raporteve financiare të kërkuara nga aksionarët, këshilla profesionale në lidhje me strukturën, paraqitjen dhe zbulimin e këtyre pasqyrave financiare.

Konsulenca Kontabile – Studio ofron ndihmë në vlerësimin e pajtueshmërisë me rregullat shqiptare të kontabilitetit, ndihmë për klientët me çështjet e kontabilitetit, të cilat ndikojnë aktivitetin e tyre të përditshëm, këshilla për çështjet në lidhje me përpilimin e pasqyrave financiare për qëllime statutore ose për aksionarët, mbajtjen e një cilësie të lartë të raportimit financiar të strukturës. Ekipi i studios  ndihmon klientët me standardet e kontabilitetit financiar dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit të kontabilitetit.
Likujdimi Shoqërise
– Ndjek proçedurat e likujdimit dhe falimentimit të shoqërisë. Hartimin e bilancit në çastet e fillimit të proçedurës së likujdimit. Përgatitja e pasqyrave financiare vjetore gjatë periudhës së likujdimit. Përgatitja e raportit përfundimtar të likujdimit si edhe paraqitja e pasqyrave financiare përpara asamblesë së përgjithshme. Njoftimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për përfundimin e proçedurës së likujdimit si edhe aplikimi për ç’regjistrimin e shoqërisë.
Skadencat Fiskale/
TVSH – Data 10 e çdo muaji ëshë afati i fundit i dorëzimit elektronik të Librave të Shitjes dhe Blerjes për të gjitha subjektet e TVSH-se. Në rastet kur afati i fundit për dorezimin e librave bie në ditë pushimi, atehere si ditë e fundit e afatit llogaritet dita e parë e punës, pas ditës së pushimit.
SIGURIME SHOQERORE DHE SHENDETSORE –
Ju kujtojmë që, afati i fundit i deklarimit dhe pageses së Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetsore si edhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punesimi për subjektet e TVSH -së është data 20 e çdo muaji. Sipas nenit 65 pika 3, dhe nenit 74 pika 4 te ligjit te ri te procedurave tatimore nr. 9920, date 19.05.2008, në rastet kur afati i fundit për dorezimin e deklarates ose pageses se detyrimit tatimor bie në ditë pushimi, ateherë si ditë e fundit e afatit llogaritet dita e parë e punes, pas ditës së pushimit.
Shërbime Taksash/
Qëllimet tuaja kryesore është të paguani nivelin e duhur të taksave. Kjo arrihet më së miri nëpërmjet planifikimit gjithëpërfshirës të taksave, së bashku me zyrën e kontabilitetit. Administrimi i taksave është një nga fushat më të ndjeshme për sipërmarrjet. Sistemi i administrimit të taksave, ashtu si vetë profesioni i ekonomistit, ka ndryshuar ndjeshëm kohët e fundit. Tashmë nuk është i nevojshëm vetëm të kuptuarit pasiv të legjislacionit por ndërveprim real dhe i shpejtë për tu përshtatur me të. Pothuajse të gjitha proceset e kryerjes së deklarimeve tatimore, ashtu si shumë procese të tjera të profesionit të ekonomistit, por dhe më gjerë, do të automatizohen, e gjithë energjia për administrimin e taksave nevojitet në planifikimin e tyre dhe marrjen e vendimeve në kohën e duhur. Studio nuk do të paraqitet tek ju vetëm për të hartuar deklaratën mujore ose vjetore në fund të periudhës, por, energjia e saj më e madhe është e fokusuar në hartimin e strategjisë më të mirë dhe kontrollit të vazhdueshëm përpara plotësimit të deklaratës finale. Kështu, studio do të ketë kohë, së bashku, për të marrë vendime në kohën e duhur. Studio do të punojë me ju gjatë gjithë vitit për të zhvilluar një plan të përshtatur me strategji të kursimit për situatën tuaj. Paketa e plotë e shërbimeve të taksave. Planifikim i pagesës së taksave, kryerja e të gjitha deklarimeve tatimore referuar legjislacionit në fuqi. Ndjekja e procedurave gjatë kontrolleve të ndryshme tatimore. Asistencë e vazhdueshme për personelin përgjegjës. Rishikim i deklarimeve taimore periodike. Informim i vazhdueshëm i ndryshimeve më të fundit ligjore.
Regjistrimi i Bizneseve /Pjesë e rëndësishme e shërbimeve të studios sonë të kontabilitetit është këshillimi dhe më pas ndjekja e procesit të regjistrimit fillestar dhe ndryshimeve të tjera në të dhënat e regjistrimit të bizneseve. Studio do të vlerësojë rastin tuaj, diskutojë të gjitha alternativat, dhe më pas do ju këshillojë për formën e regjistrimit fillestar (p.sh. person fizik apo shoqëri), statusin e duhur tatimor (nëse do të jetë biznes i madh, subjekt ose jo i TVSH). Ndryshimet e fundit në fushën e regjistrimeve të bizneseve dhe marrja e pothuajse të gjitha dokumenteve në formë elektronike, bën që ky shërbim të jetë i rëndësishëm dhe lehtësisht i prekshëm për sipërmarrjet.
Kontaktet: [email protected], [email protected]. Tel: +355 68 40 01 705. Adresa: Check in Center, Rr. Arberit, Kamez.