Mediat italiane bënë me dije se për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në ujë, kokaina ishte paketuar në rreth 70 pako lundruese të shoqëruara nga një pajisje sinjalizuese me ndriçim dhe të gjitha pakot ishin të lidhura së bashku me rrjeta. Më pas trafikantët do ta shpërndanin në vende të ndryshme të Evropës.
Ky është sekuestrimi i një sasie nga më të mëdhatë e kryera ndonjëherë në territorin kombëtar, gjë që do të kishte sjellë fitime shumë të larta, rreth 400 milionë euro, theksojnë më tej mediat italiane.