BallinaPolitikeNga “qyteti i filmit”, te Teknopolisi dhe 15 tregjet e reja/ Luçiano...

Nga “qyteti i filmit”, te Teknopolisi dhe 15 tregjet e reja/ Luçiano Boçi shpalos programin për Bashkinë e Elbasanit: Synojmë të 4-fishojmë të ardhurat nga turizmi, kosto totale shkon në…

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka shpalosur programin e tij për qytetin, gjatë një takimi me ekspertë.

Boçi tha se ka si synim kryesor 4-fishimin e të ardhurave nga turizmi në Elbasan, pasi sipas tij, sy sektor është një mundësi shumë e mirë për të krijuar më shumë vende pune dhe të përfitime.

Boçi përmendi disa nga projektet që ai do të realizojë nëse arrin të fitojë zgjedhjet e 14 majit, që nga ndërtimi i 15 tregjeve të reja për këtë bashki, ndërtimin e një “qyteti filmi” dhe një parku teknologjik që do të strehojë 100-150 kompani.

Pjesë nga fjala e Boçit:

Ne synojmë një qeveri gjithëpërfshirëse. Do të realizojmë investime publike efiçente. Synojmë krijimin e 9 ndërmarrjeve të reja me pjesëmarrjen e bashkisë, që do t’i kthejnë qytetarët në pronarë të ndërmarrjeve ekonomike në Elbasan. Do të ndërtojmë parkun e energjisë diellore, shpitë e pritjes së të moshuarve, etj. Synojmë të krijojmë 15 tregje të reja në qytet dhe në njësitë administrative. Sot qyteti ka një numër minimal tregjesh. Synojmë një laborator të certifikimit të produkteve bujqësore dhe të vajit të ullirit. Pra 4 herë më shumë deri në fund të mandatit.

Cilat janë pikat e forta të ringritjes sonë

Arsimi, mikëpritje unike, artizanati, pjelloria e tokës. Krijimi i markës made in Elbasan do të jetë qëllimi ynë parësor. Brenda 6 muajve të parë do i japim ekonomisë vendase një vlerë të shtuar. Ndërmarrjet e reja me kapital të përbashkët janë pikëpyetja. Financimi do të bëhet përmes një projekti që zbatohet përmes bankave të nivelit të dytë. Kjo metodë nuk kërkon kolateral… Investitori ofron 100 % të financimit dhe merr 50 % të aksioneve. Në datën 19 prill do të jemi sërish për nënshkrimin e këtij memorandumi. Për këtë gjë ne do të synojmë financimet në pikat që i përcaktuam. Teknopolisi, parku i turizmit tregtar 75 milion euro. Parku i madh i lojërave do të trajtohet me ankand. Totali i këtyre shpenzimeve shkon në 180 milionë euro. Parku teknologjik pranë universitetit do të strehojë 100-150 kompani të reja. Unëversiteti do të jetë pjesë i teknopolisit.

Pretendojmë që 50 % e çative të vishen me panele diellore. Do të trajnojmë 100 teknikë të rinj për energjinë diellore. Investimi tjetër është qyteti i filmit. Janë mbi 80 monumente kulturore dhe pafundësisht histori që jetojnë këtu në shtëpinë e tyre. Elbasani ka nevojë për një qytet filmi, duket si një ëndërr e parealizueshme, por mund të realizohet dhe të ofrojë zbavitje për qytetarët e Elbasanit. Parqe të tillë janë ndërtuar edhe me iniciativë private, i gjejmë në territore të tjera të Shqipërisë. E njëjta logjikë është ndjekur në Romë. Afërsia jonë me Tiranën dhe zgjatja e e sezonit turistik e bëjnë këtë shumë tërheqëse. Këtu pretendojmë se do të punësohen rreth 200 punonjës. Llixhat kërkojnë mbështetje me infrastrukturë. Synojmë të ndërtojmë qendrat e SPA-së. Bashkia e re do të ndërtojë edhe qendrat e pritjes së moshës së tretë. Italianët sot paguajnë 1400-1700 euro për këtë shërbim. Elbasani ka një universitet për infermieri dhe mjekësi, që shkollohen për të ikur jashtë vendit, ndërkohë që mund ta bënin këtë punë shumë mirë këtu. Projekti i shtëpive për të moshuarit mund të realizohet me faza. Mund të bëhet me bashkëfinancim. Elbasani duhet të jetë destinacion kombëtar turistik. Do të arrijmë që brenda këtij mandati ta shndërrojmë Elbasanin në qytet turistik. Na duhet rritja e ofertës. Shpërndarja sa më e mirë e të ardhurave.

Turizmi i gjelbër, ai kulinar dhe fetar, do të shrijnë hartën e turizmit aq sa në fshatra edhe në qytet. Të ardhurat e turizmit janë 55 milionë euro dhe ne synojmë që kjo shifër të arrijë në 4 herë më shumë. Tregu i agjencive do të punësojë të rinj. Do të ketë nga ata që do të marrin shtëpi me qëra, t’i mobilojnë e ti rijapim me qira. Ne do t’i mbështesim qytetarët në rritjen e vlerave të banesave të tyre.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular