BallinaKryesorePD ankimon fletën e votimit, nuk ekziston asnjë subjekt zgjedhor pa emrin...

PD ankimon fletën e votimit, nuk ekziston asnjë subjekt zgjedhor pa emrin e atij që e drejton

Përfaqësuesi ligjor i PD ka bërë me dije se PD ka depozituar një ankimim për fletën e votimit, e cila nuk përfshin emrin e Ilir Metës. Indrit Sefa ka nxjerrë  dhe propozimin sesi duhet fleta e votimit dhe e cilëson vendimin e Celibashit të  paligjshëm.

Postimi i Indrit Sefës 

Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partine Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit.

Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit.

Bejëni vetë diferencën.
Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani.
Përgjigjën e di vetë ai.

Ankimimi

PD ankimon fletën e votimit, nuk ekziston asnjë subjekt zgjedhor pa

Fleta e votimit, propozuar nga PD

PD ankimon fletën e votimit, nuk ekziston asnjë subjekt zgjedhor pa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular