Kryeministri Edi Rama mund të lërë spitalin brenda 24 orëve, pas ndërhyrjes kirurgjikale të bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm për heqjen e apandecitit.
Në një deklaratë për mediat, ekipi mjekësor i QSUT thanë se kryeministri është në gjendje të mirë, dhe nuk ka shfaqur probleme pas operacionit.
Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT theksoi se Rama mund të ecë vetë që sot. Ai u pyet nga gazetarët nëse kryeministri mund të dalë që sot në fushatë, ku theksoi se do i duhen të paktën 2-3 ditë që të rikuperohet.
“U bënë ekzaminimet imazherike. Është intervenuar rreth orës 2 të mëngjesit. Si operacion shkoi mirë. Është gjendje e mirë, pa temperaturë, pa ndonjë problem. Sot do vazhdojë të ushqehet se besoj se brenda 24 orëve mund të largohet. Elaborimi total mund të jetë brenda dy tre ditëve. Ai mund të ecë vetë që sot. Në fushatë do i duhet 2-3 ditë. Është bërë në sallat që ne kemi pasur. Spitali i ri është edhe ai.
Nuk është asgjë që e re procedura e operacionit. Sot sa jemi larguar. Ishte në gjendje të mirë. Komunikon normalisht. Do të ketë njoftime në vazhdim për situatën”, deklaroi Gjata.