BallinaPolitikeBujar Leskaj: Hatërmbetjet, çdo pakënaqësi ta shumëzojmë me zero!

Bujar Leskaj: Hatërmbetjet, çdo pakënaqësi ta shumëzojmë me zero!

Nga Bujar Leskaj
𝗛𝗮𝘁𝗲𝗿𝗺𝗯𝗲𝘁𝗷𝗲𝘁, 𝗰𝗱𝗼 𝗽𝗮𝗸𝗲𝗻𝗮𝗾𝗲𝘀𝗶 𝘁𝗮 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲𝘇𝗼𝗷𝗺𝗲 𝗺𝗲 𝘇𝗲𝗿𝗼!
(𝑇𝑒 𝑗𝑎𝑝𝑖𝑚 𝑚𝑎𝑘𝑠𝑖𝑚𝑢𝑚𝑖𝑛 𝑝𝑒𝑟 𝑘𝑎𝑛𝑑𝑖𝑑𝑎𝑡𝑒𝑡 𝑒 𝑘𝑜𝑎𝑙𝑖𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑡𝑒 𝑃𝑟𝑖𝑚𝑎𝑟𝑒𝑣𝑒, 𝑘𝑎𝑛𝑑𝑖𝑑𝑎𝑡𝑒𝑡 𝑒 𝑘𝑜𝑎𝑙𝑖𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡 “𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒 𝐹𝑖𝑡𝑜𝑗𝑚𝑒”)
Për më pak se një muaj në mbarë vendin do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor.
61 kandidatët e Partisë Demokratike (Rithemelimi), të cilët garojnë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, përballen me vështirësi të shumta nga një sekt në pushtet, i cili po bën e do të bëjë gjithçka për të penguar vullnetin e lirë dhe për të tjetërsuar votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
61 kandidatët e Partisë Demokratike, të përzgjedhur për herë të parë nëpërmjet procesit të Primareve, meritojnë të votohen nga të gjithë demokratët, por dhe nga shumica e shqiptarëve, edhe pse mund të mos jenë anëtarë të PD, pasi përfaqësojnë njerëzit më të mirë, të cilët demokratët dhe simpatizantët i kanë votuar me vullnet të lirë.
Sepse të mos zgjidhesh nga populli do të thotë të mos ia dish për popullin.
Me këtë postim u drejtohem edhe demokratëve të mërzitur, apo edhe disi të tërhequr.
Gjatë kësaj periudhe ndoshta u bënë edhe gabime. Gabime teknike e në organizim që krijuan idenë e mënjanimit të padrejtë të ndonjë demokrati.
Ndoshta u bënë gabime tani së fundmi edhe me listat e këshilltarëve bashkiakë dhe renditjen në ndonjë rast dhe ndonjë demokrat është qejfmbetur nga këto gabime.
Ndoshta ka edhe ndonjë “ftohje” të vogël apo distancim ndërmjet degëve të partisë dhe shtabeve të kandidatëve. Imediate është që kryesitë e degëve dhe shtabet e kandidatëve të sinergjizojnë punën me njëra- tjetrën.
Jam i bindur që, në rast se i lemë mënjanë të gjitha hatërmbetjet e vogla dhe fokusohemi ndershmërisht tek puna për fitoren dhe paraqitjen e programeve të kandidatëve tanë, gjithçka do ta korrigjojmë e zgjidhim pas zgjedhjeve.
Me qytetari, ndershmëri dhe sinqeritet, në kohën e duhur, për të mirën e Partisë Demokratike, demokratëve, Shqipërisë e shqiptarëve.
Gjithë Shqipëria e pa entusiazmin dhe dashurinë e demokratëve kur Prof. Dr. Sali Berisha hyri të shtunën në Air Albania në mitingun e çeljes së fushatës së 14 majit. Mbi 20.000 vetë erdhën për të mbështetur kandidatët e Primareve dhe Dr. Berishën.
Prandaj nuk duhet të biem pre e keqdashjes e mashtrimeve të sektit në pushtet.
Për një gabim në organizim fjala e Doktorit u la në fund, kur njerëzit u lodhën e u larguan edhe sepse menduan se nuk do të fliste.
Pa diskutim duhet që kandidatët të kishin nga dy minuta për të përcjellë mesazhet e tyre, (me përjashtim të kandidatit të kryeqytetit, Belind Këlliçi dhe kryetarit të bashkisë Shkodër, si e vetmja që drejtohet nga një demokrat, duhet të kishin nga 10 minuta). Evente të tilla nuk shkojnë më tepër një orë e gjysmë, jo më katër apo pesë orë.
Edhe skena duhet të ishte ngritur në qendër të fushës!
Të dashur miq!
Muaji në vijim është një muaj shumë i rëndësishëm, i cili duhet të vulosë fitoren e koalicionit tonë “Bashkë Fitojmë” dhe të opozitës reale në Shqipëri.
Na duhet punë, shumë punë e ndershme që të bindim me alternativën tonë e të përthithim me ne të gjitha forcat progresiste shqiptare.
Natyrisht, këtë regjim, e rrëzon vetëm një opozitë, një Parti Demokratike, e bashkuar, e hapur dhe e fortë; e cila duke respektuar votën e lirë, diversitetin e ideve, lirinë e shprehjes, do të jetë fituese, do të përthithë të gjitha forcat progresiste të shoqërisë shqiptare, do të jetë SHPRESË për të ardhmen dhe ASPIRATË për ndryshim.
Vetëm kështu PD mund të përmbushë misionin e saj të madh si opozitë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim i ngritur mbi korrupsionin, vjedhjen e qytetarëve dhe vjedhjen e shpresës, varfërimin dhe largimin e tyre nga Shqipëria.
Sepse kundërshtari i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve është Rama dhe sekti i tij!
Ndaj të punojmë të gjithë, qartas e me përkushtim për fitoren e kandidatëve të koalicionit tonë, të cilët konkurojnë me programe, vizion e alternativa.
Çdo vogëlsi apo vazhdim i hatërmbetjes kalon në meskinitet; çdo meskinitet e dobëson fushatën dhe ngelemi në qerthullin e vogëlsirave, dëmtojmë kandidatët tanë dhe “ndihmojmë” kandidatët e sektit në pushtet.
Nga të gjithë ne kjo duhet konsideruar si fushata e jetës, për pluralizmin, demokracinë, Shqipërinë!
Sepse nuk kemi të drejtë që nesër të japim mend, as të kërkojmë llogari, as të filozofojmë, nëse nuk i mbështesim sot pa hezitim kandidatët e primareve; nëse sot nuk punojmë të gjithë ndershmërisht e pa rezerva për ta.
Sa më shumë e ndershmërisht të punojmë këtë fushatë për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, aq më shumë do të kemi punuar për demokracinë, për pluralizmin, për ardhjen e PD-së në pushtet dhe largimin e Shqipërisë nga kthetrat e sektit Rama!
Dhe duke votuar për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, votojmë kundër arrogancës, kundër harbutërisë, kundër marrëzisë së një njeriu që mendon se është pronar i vetëm i këtij vendi!
Rivendosim me votën tonë dinjitetin, rifitojmë lirinë, ndëshkojmë me votën tonë sektin gllabërues!
Votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për rininë, për dinjitetin e nëpërkëmbur kaq vjet!
Për Shqipërinë ku duam të jetojmë krenarë e me dinjitet!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular