Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati që kanë pasur mes tyre.Gazetari Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit prej të plagosurve. Sipas burimeve, Kledi Kaçi dhe Napolon Gjoka, kushërinj, pasi kanë debatuar kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur. Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Mirditë / Informacion paraprak
Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin. Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.