Kolegji Zgjedhor është tërhequr për marrjen e një vendimi lidhur me kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për vendosjen e emrit të Berishës në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Ankesave, që vendosi që në fletën e votimit të jetë emri i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Përfaqësuesi ligjor i koalicionit tha se me marrëveshje të brendshme mes subjekteve politike të koalicionit, është vendosur që në fletën e votimit të jetë emri i Berishës si drejtues i koalicionit.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor do të jetë edhe vendimi përfundimtar që do të përcaktojë si do të jetë fleta e votimit.