BallinaAktualitetParaditja me diell e pasditja me shi, flet sinoptikania: Si do jetë...

Paraditja me diell e pasditja me shi, flet sinoptikania: Si do jetë parashikimi deri në fillim të majit, ja kur mund të shkoni në det

spot_img
spot_img

Sinoptikania Lajda Porja në një lidhje direkte me studion e lajmeve në Neës24 ka thënë se muaji prill pritet që të vijojë në këto ‘ujëra’. Ajo tha se kryesisht paraditet do të jenë me diell, ndërsa pasditet me vranësira dhe reshje të pakta shiu.

Ajo tha se moti do të vijojë thuajse njësoj deri në javën e parë të majit, ndërsa në gjysmën e këtij muaji më në fund do të mund të frekuentojmë edhe detin

“Ka pasur një ndryshim të madh temperaturat, deri në fund të muajit prilli në këto ujëra do të paraqitet. Paraditet do të jenë me diell, pjesa e dytë e ditës do më vranësia dhe reshje. E diela do jetë me diell, ndërsa e hëna do risjellë reshjet në gjithë vendin. Reshjet do jenë në sasi të pakta dhe kryesisht në pjesën e dytë të ditës, ndërsa bregdeti do jetë thuajse gjatë ditës me diell.

Më në fund do kemi pranverë. Kjo javë do shënojë temperaturat më të larta të pranverës, 25-26 gradë celsius.

Pritet që java e fundit e muajit do jetë më e ngrohtë se pjesa tjetër.

Edhe fillimi i majit do jetë në këto ujëra, nuk do ketë menjëherë vapë, por parashikohet që në vijimësi do jetë një muaj shumë normal dhe afër parametrave klimatikë. Le të shpresojmë që nga pjesa e dytë e tij të mund të frekuentojmë bregdetin”, u shpreh ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular