BallinaKultureAktori i njohur Arnold Schwarzenegger vjen me një libër të ri mjaft...

Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger vjen me një libër të ri mjaft të vlefshëm për ne!

Mund të themi pa frikë se Arnold Schwarzenegger ka arritur që të krijojë, provojë dhe të testojë veten e tij në shumë fusha të jetës. “Be Useful: Seven Tools for Life” është titulli i librit të shkruar nga aktori i njohur, përmes të cilit ai ndan me lexuesit mendimet për jetën. Ylli i Hollivudit prezanton shtatë rregullat e tij “të arta”, të cilat do t’i ndihmojnë lexuesit të gjejnë qëllimin e vërtetë të jetës.

Shtëpia botuese që mori përsipër publikimin e librit tha se suksesi i Schwarzenegger nuk ishte i rastësishëm, por pjesë e një procesi. Në njoftim thuhej seL

Ishte rezultat i vizionit të qartë, të menduarit global, punës së palodhur, komunikimit të drejtpërdrejtë, fleksibilitetit në zgjidhjen e problemeve, mendja e tij e hapur, kurioziteti dhe përkushtimi për të dhuruar.

Arnold Schwarzenegger është një nga aktorët më të njohur në botë. Austriako-amerikani është një njeri i formuar, i cili shkëlqen në çdo gjë që bën, pasi karriera e tij e gjatë ka përfshirë aktrim, sukses në biznes dhe një fitore politike gjithashtu. Ai shërbeu si guvernatori i 38-të i shtetit të Kalifornisë në dy mandate nga 2003 deri në 2011. Jeta e Schwarzenegger-it duket si një ëndërr, por siç ndodh shpesh, edhe në ëndrra ndodhin situata të pakëndshme dhe të ndërlikuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular