BallinaUncategorizedAlkooli dëmton mëlçinë, mjekja: Mos konsumoni më shumë se 30-50 gram në...

Alkooli dëmton mëlçinë, mjekja: Mos konsumoni më shumë se 30-50 gram në ditë

Të gjithë e dinë se dëmet që alkooli i shkakton mëlçisë janë të shumta. Për këtë arsye dyhet të tregojmë kujdes të veçantë ë konsumin e alkoolit.

Mjekja Vigjilenca Demiraj tha gjatë një interviste televizive se nuk duhet konsumuar më shumë se 50 gram alkool në ditë.

Ajo bëri thirrje që të mos pihet më shumë se sasia e përmendur duke shtuar se në të kundërt rrezikohet dëmtimi i mëlçisë.

“Djegia e glukozës në qelizë prodhon energjinë për organizimin, në rastin e alkoolit mëlçia nuk shfrytëzon glukozën, por shfrytëzon etanolin dhe gjatë djegies prodhohen jashtëzakonisht toksina, radikale të lira të cilat toksikojnë gjithë organet dhe sistemet”, u shpreh mjekja për euronews.

Mëlçia është një organ shumë sensitiv dhe është thelbësore për tretjen e ushqimit dhe heqjen e substancave toksike nga trupi ynë.
Sëmundja e mëlçisë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga një sërë faktorësh siç janë viruset apo përdorimi i alkoolit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular