Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia dhe stafi mjekësor kanë evakuuar pacientët duke shmangur çdo rrezik.
Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Pneumologjisë, ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.