Lulzim Basha do të rikthehet në krye të PD pas zgjedhjeve të 14 majit. Kështu pretendon Ervin Salianji duke thënë se më 30 qershor, Basha, i cili gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në heshtje, do t’i kthehet politikës aktive. Deklarata e Saljanit u dha në një interviste për “Top Talk”. Kujtojmë se më 21 mars të vitit të kaluar, pas 9 vitesh aspak të lavdishme në krye të Partisë Demokratike dhe humbjeve të njëpasnjëshme, Lulzim Basha dha dorëheqjen e tij si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend. Edhe pse luftoi me çdo mënyrë që pas çdo humbje në zgjedhje të mbante postin e kreut të PD, duket se Lulzim Basha nuk i ka rezistuar më presionit, ku këtë herë kundër i dolën edhe besnikët e tij më të mëdhenj. Gjatë kësaj periudhe ka qëndruar shumë i heshtur, pavarësisht akuzave të vazhdueshme të Sali Berishës