BallinaAktualitet“Jeta është e bukur dhe kur të bien flokët”/ Nora Malaj rrëfen...

“Jeta është e bukur dhe kur të bien flokët”/ Nora Malaj rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: Doktorët u alarmuan, dukej sikur…

E ftuar ditën e sotme tek ”Se luan Topin” ka qenë Nora Malaj. Nora Malaj e njohur si një nga gratë me më shumë ndikim në jetën publike, si aktiviste por edhe pjesë e politikës ka rrëfyer momentet  e saj të vështira por edhe ato të bukura.

Nora ka folur për familjen, ka vlerësuar me notat më të larta nuesn e djalit të saj teksa e ka konsideruar si vajzë por me ndjeshmërinë më të lartë ka prekur dhe sfidën e vërtetë me semundjen e rende.

Ajo ka treguar se është munduar ta përballoj atë me dinjitet duke u kujdesur për të mbajtur të lartë moralin dhe shpresën për të mposhtur sëmundjen e rëndë.

“Bëra një eko, doktori u alarmua shumë, dhe nisi të më thoshte se nuk më shihte mirë, ndaj më dha disa kura të tjera. Ndërkohë unë nisa të shihja një anë tjetër. Mu duk sikur mbi mua, po bëheshin pazare. Pra, mjekët diskutonin me njëri tjetrin: operacionin do ta bëjë ky, dhe duhen kaq lekë. Ne do lidhemi me filanin, sepse ai është i mirë…”- tha Nora.

Ndërkohë ajo nuk harroj të jepte edhe një mesazh të fortë për të gjithë.

“Asnjëherë mos mëshironi asnjë sepse jeta është sfidë është e bukur dhe fundi duhet të jetë me dinjitet.

Jeta është e bukur edhe kur të bien flokët, kur unë shkoja tek estetistja dhe më thoshte ‘shiko sa bukur të kam bërë’, këtu gjej rastin të falenderoj dhe vajzat që kujdese për mua.”- tha Nora Malaj në studio.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular