BallinaKryesorePak javë para zgjedhjeve/ KQZ jep vendimin për fondet, PS merr ‘tortën’...

Pak javë para zgjedhjeve/ KQZ jep vendimin për fondet, PS merr ‘tortën’ më të madhe nga buxheti. Ja si ndahet për partitë e tjera

Sipas vendimit të miratuar nga KQZ pjesën më të madhe të buxhetit e ka fituar, Partia Socialiste me 42.833,466.73 lekë, më pas Partia e Lirisë me 15,594,215.8 lekë dhe Partia Demokratike me 24.963.584.24 lekë.

Nga fondi prej 97,064,530.08 lekë do të përfitojnë dhe partitë e tjera të cilat janë regjistruar për zgjedhjet e vitit 2023.

Njoftimi i plotë:

𝐒𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐧𝐝𝐚𝐡𝐞𝐭 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐁𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟑

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.

Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:

1. Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë
2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë

Komisioneri miratoi modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu, miratoi kërkesat e televizioneve “Star Plus”, “Syri Tv”, “Klan Tv” dhe media online “Albanian Post”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Në këtë seancë u vendos dhe dhënia e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së QV nr. 1977/00, QV nr. 1977/01, QV nr. 1977/02, QV nr. 1977/03, QV nr. 2021/00, QV nr. 2021/01, Bashkia Tiranë, QV nr. 1080/00, Bashkia Bulqizë.

Përfundoi shqyrtimi administrativ i denoncimeve të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ndaj personave përgjegjës, për raportimin e veprimtarive publike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular