BallinaPolitikeRama në mbështetje të Rakip Sulit: Do bëjmë për Kamzën 4 herë...

Rama në mbështetje të Rakip Sulit: Do bëjmë për Kamzën 4 herë më shumë se në këto 4 vjet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kamëz në prezantimin e Rakip Sulit, i cili rikandidon për një mandat të dytë.
Rama tha se nëse ia jepni votën Rakip Sulit dhe 4 vite të tjera do bëjmë për Kamzën katër herë më shumë se këto 4 vjet.
Rama foli për operacionin e apendicitit dhe tha se në Kamëz është pasqyra më kuptimplotë e fjalës Rilindje.
“Duke luftuar me mjekët dhe stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund iu mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve iu thashë do shkoj te Rakip Suli në Kamzë sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës Rilindje. Dhe mendova që do marr unë pak nga Rilindja juaj dhe e Kamzës që të heqim apendicitin e 14 majit”, tha Rama.

Rama u ka kthyer përgjigje të gjithëve për kritikat ndaj këngës së fushatës, që është tallava.

“Sikur të ishin nga njerëz qe dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve i pëlqejnë të gjitha këngët”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “kemi ardhur jo mbi tribunë që të dukemi më lartë se ju dhe me një ekran që të tregojmë shkollat ku çoni fëmijët i shihni vetë , kopshtet që çoni fëmijët i shihni, çerdhet që çoni bebet dhe i shihni vetë. Në një në një bashki, e cila është pasqyra më rrezatuese e rilindjes së arsimit dhe kujdesit për fëmijët”.

“Kjo është bashki, e cila në fillim u krijua nga ëndrra që erdhën nga realitetet më të varfra, më të izoluara, më të harruara të Shqipërisë. Nuk e harroj pamjen në fillim ku shumë nga këta të rinj nuk kishin lindur akoma, ishte fusha tek Instituti e mbushur me tenda, me qese plastike, e filluan me qese plastike dhe menduan se demokracia që erdhi me mundësinë e lëvizjes së lirë ishte e lidhur me ata që krijuan Partinë Demokratike dhe pastaj e kthyen Kamzën, kthyen ëndrrën, vetë konceptin e të qenit djathtas në barut për topat e interesave të tyre më të zymta e më të ulëta”, theksoi Rama.

Më tej Rama u shpreh se “u desh Rakip Suli që t’i jepej një herë të vetme në 30 vjet besimi Partisë Socialiste që shumë njerëz ta kuptojnë që ky liqen nuk është as i majtë e as i djathtë që kjo ura iu shërben edhe të majtëve e të djathtëve që ky ndriçimi nuk ndriçon majtas ose djathtas që shkollat kopshte e çerdhet nuk janë të majta apo të djathta, që palestra për fëmijët ku sot Kamza po çudit Shqipërinë me kalamajtë që po mundin Tiranën mendjemadhe të lali Erit nuk janë të majtë e të djathtë”.

Rama tha se nuk do të bashkëpunojnë me asnjë nga bashkitë që do të zgjedhin fitues një kandidat që vjen nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mund të na vënë përpara faktit të kryer dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur non grata, jo nga unë, as nga Mali i Zi, as nga Maqedonia e Veriut, por nga SHBA. Me SHBA do luftojnë? Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do ia lejojmë”, tha Rama.

Takimi vijoi me mbjelljen e pemëve në parkun e Paskuqanit, ku Rama theksoi se “do vazhdojmë punën për mbjelljen e pemëve”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular