BallinaKronikeSherr me grushte në Tiranë, procedohet 36-vjeçari

Sherr me grushte në Tiranë, procedohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar, banues në Kashar, është konfliktuar me një person duke e goditur me grushte. Polica thotë se dy personat e përfshirë në sherr janë përplasur për motive të dobëta. Agresori është proceduar në gjendje të lirë, ndërkaq kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 36 vjeç, banues në Kashar.Shtetasi A. H., mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në Kashar, për motive të dobëta, është konfliktuar dhe ka goditur me grushte shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Kashar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular