Një 22-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen e saj. Prindërit, të shqetësuar që s’kanë asnjë informacion për vajzën e tyre, iu janë drejtuar organeve kompetente për ndihmë. E ëma e vajzës, gruaja 51-vjeçare me inicialet N. L., banues në Burrel ka bërë denoncimin në polici, 3 ditë më parë.