BallinaKryesoreAlibeaj në krah të Skënder Muços, kandidatit të PD për Bashkinë e...

Alibeaj në krah të Skënder Muços, kandidatit të PD për Bashkinë e Sarandës

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nga Saranda ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie për këtë qytet Skënder Muçon. I pranishëm me Alibeaj ishte edhe deputetin e Qarkut Vlorë Arbi Agalliu.

Pjesa e parë: Alibeaj Sarandë

Zonja dhe zotërinj. Miq, vëllezër. Qytetarë te Sarandës, demokratë dhe demokrate, ju qëndrestarë të Partisë Demokratike edhe në ditet më të vështira të saj, shumë faleminderit për këtë pritje entuziaste, për pjesëmarrjen tuaj sot. Në këte moment, këtu adeti e do që të prezantojmë kandidatin tonë për Bashkinë e Sarandës, zotin Skënder Muço. E dimë fare mirë që fushata ka filluar prej kohësh, por është një kohë e mirë që së bashku me njëri tjetrin të diskutojmë për atë që eshtë situata e vështirë për Sarandën dhe sarandiotët dhe nga ana tjetër edhe për ti dhënë nje zgjidhje kësaj situatë shumë delikate të rrezikshme ku sot gjithë Saranda dhe gjithë sarandiotët ndodhen. Do duhet të jemi të qartë për të parë dhe fotografuar se cila është situata sot në Bashkine e Sarandës. Kryetari i partisë e tha dhe teksa po fliste po më kujtohej dhe më erdhi si imazh që po, përveç asaj se çfarë ndodh në Tiranë ku është metropoli i Shqipërisë, ku janë futur dhe kanë penetruar të gjitha interesat më të zeza politike, mediatike, financiare, kriminale e me rradhë, Saranda në fakt është një përngjasim i asaj se çfarë në Tiranë ndodh. E mjafton ta shohësh Sarandën sot, Sarandën e betonizuar, Sarandën e asfiksuar, për të parë qe nuk eshtë zgjidhur nje nga problemet më të mëdha që është ai i pronave. Për të parë sot Sarandën që eshtë kthyër sot në një gjah, ku gjahtarët e krimit dhe të korrupsionit shkëpusin dhe gllabërojnë nga nje copë, pak nga pak. Majtas edhe djathtas. Kjo është gjendja, një nga bashkite në të cilën do të kishte nje menaxhim me të mire, një menaxhim njerëzor, do të duhet të mburrej jo vetëm ekonomikisht, por dhe në aspektin e turizmit e gjithë Shqipëria. Saranda fatkeqësisht është kthyër në një gjah, ku paraja e pistë, paraja e korrupsionit, babzia e politikes i është turrur dhe vetem e copëton dhe e gllabëron. Dhe jo vetëm kaq, por dhe gjëndja ekonomike e gjithë komunitetit, shoqërisë në Sarandë është më e vështira, si kudo në gjithë Shqiperinë në fakt, por edhe këtu si në gjithë Shqipërinë, plaga e madhe e shpopullimit e ka kapur e ka prekur. Familje sarandiotë që janë të përgjysmuara. Njerëz që mendojnë vetem te ikin nga ky vend. Të ikësh nga Saranda, të ikësh nga kjo perlë e mesdheut, një vend nga i cili do duhet të ishte jo vetëm një mënyrë e mirë për të
mbajtur ekonominë e sarandiotëve por të gjithë Shqipërisë. Njerëzit vetëm ikin. Rinia që vetëm ikën. Kaq e rëndë është ekonomia, situata ekonomike. Papunësia, çmimet e larta, barra fiskale në maksimum. Ka një lloj indeference agresive, të pandjeshme nga pushteti ndaj njerëzve, ndaj sarandiotëve. Ja pra kaq e vështirë është jeta dhe situata e momentit në të gjithë Shqipërinë, por edhe këtu në Sarandë. Dhe në fakt është kaq delikata sa, dikush do të duhet të fillojë dhe të mendojë për ta marrë situaten në kontroll, për ta kthyer Sarandën në dorë të sarandiotëve, të njerezve të punës, të njerëzve të ndershëm, të njerëzve të cilët kane kontribuar në këtë vend. Kanë vendoru të jetojnë dhe të rrinë ketu. E pra, një nga sfidat më të medha që kanë këto zgjedheje, zgjedhjet lokale është pikërisht tia japim mundësinë sarandiotëve të jenë ata që te vendosin për menaxhimin e qytetit. Ky eshtë rasti më i mirë. Do duhet të kuptojmë një gjë, miq, motra, vëllezër, ju të rinj. Do duhet të kuptojmë që shkaku kryesor i kesaj situate ku ndodhet Shqiperia dhe Saranda bashkë me të është pikërisht ky regjim korruptiv, kleptokratik, hajdutërie që është zhvendosur në Shqipëri dhe që mban një emër, emrin e Edi Ramës. Që prej 2013 kur erdhi në qevërisje qendrore ishte pikërisht ky i cili kudo e ka mbjellë këtë mentalitet sipas së cilit pushteti vidhet e bashkë me pushtetin vjedhin njerëzit. E duke vjedhur njerëzit e vjedhim përsëri pushtetin e kështu krijohet një cikël pa fund. Të vetmit të dëmtuar dhe të humbur janë shqiptarët. Ndaj, sot më shumë sesa kurrë ka nevojë për një ndërgjegjesim pët ta kuptuar këtë situate. Jemi në një situatë anormale për faktin që në një vit e gjysëm na rezulton që dhe brenda shtëpisë sonë, brenda shtëpisë së demokratëve ka plasur një luftë dhe një sulm. Një sulm i paprincipë, i pa arsyeshëm, i pa logjikë ndaj demokratëve. Ndaj atyre që në tërë këto vite vetëm kanë kontribuar për partinë demokratike. Vetëm kanë dhënë djersë, kanë sakrifikuar, njerëz të cilët edhe kur partia demokratike ka qenë në pushtet nuk kamë marrë, nuk kanë zhvatur, nuk kanë vjedhur, por kanë qenë gjithmonë me binde tek PD sepse kanë besuar që Partia Demokratike është partia e vlerave, partia e krijuar 33 vite më parë, partia e cila duhet të ishte spiranca e perëndimit këtu në Shqipëri. Kështu ka qenë apo jo? Për këtë arsye u krijua 33 vite më parë PD. Por, historia në fakt dhe duhet ta lexojmë ashtu siç është nuk ka qenë kaq e bukur për Partinë Demokratike. Ne kemi qenë një parti që duhej të ishte e djathtë, partia qe mbështetet tek pronarët, partia që mbeshtetej tek të përndjekurit, partia që mbeshtetej tek biznesi. Pra tek tregu i lirë, partia që mbështetej tek rinia. Kjo ishte dikur partia më e bukur e lindjes, siç quhej në atë kohë. Në fakt ajo se çfarë rezultoi me kalimin e kohës ishte fakti që kur ishim në qeverisje ne patëm gabimet dhe fajet tona sepse u shkëputëm nga këto vlera dhe i lamë pronarët. Ne nuk ua zgjidhëm asnjë herë problemin atyre, çeshtje e pronësisë, tokat vazhdon dhe sot të jetë një lëngatë e madhe dhe kemi fajin tonë, përgjegjësinë tonë. Ne demokratët sepse nuk ia kërkoj në fakt që zgjidhjen e këtij problemi ta gjej tek pjella e partisë së punës, Partia Socialiste. Ne u shkëputëm nga të përndjekurit. Ne nuk ua kthyem borxhin e vuajtjes së atyre 50 viteve. Po ne biznesin, biznesin kur ishim në qeverisje nuk e trajtuam si motorri i vërtetë i ekonomisë, por edhe ne në atë kohe ishim ata që i kaluam në kurriz biznesit duke i mbyllur, afiksuar gjobitur nëpërmjet përfaqësuesëve të korruptuar tanët. Po ne rininë, rininë që e kishim në fillim, Partia Demokratike ka qenë partia e rinisë, lindi si partia e rinisë me levizjen studentore edhe sot ne nuk e kemi mundesinë që të jemi joshës për rininë. Prandaj ikën rinia. Do duhet ta shohim ne të vërtetën ne sy, sepse vetëm duke e parë të vërtetën në sy tregohemi të besueshëm për njerëzit. Tregohemi njerëzor dhe gjejmë dhe aftesinë brenda veten për tu korrigjuar. Kështu zhvillohet jeta brenda një partie në demokraci. Në fakt në një vit e gjysëm, jemi ndodhur në një agresion nga ai që ishte lideri historik i partisë Demokratike i cili për shkakun se u dizenjua non grata fillimisht nga ShBA dhe vjet në korrik nga Mbretëria e Bashkuar, pra dy nga aleatet jo vetëm të Partisë Demokratike, por të Shqipërisë, bëri nje zgjedhje më te gabuarën. Më te gabuarën sepse në fillim tha, po kjo eshte një çështje private do ta zgjidh në mënyrë private, nuk do të përfshijë demokratët, e në fakt kjo ishte një mënyrë e thënë prej tij një zgjidhje e mirë. Çeshtjet private zgjidhen në mënyrë private dhe nuk përfshihen dhe njerëzit në këtë vorbull. Ajo që realisht ndodhi ishte që jo vetem i përfshiu demokratët kur tha që partia demokratike po smë mbrojtët mua meriton të asgjesohet por arriti deri atje sa mori dhe kazmën kundër Partisë Demokratike në 8 janar. Skena të shëmtuara që nuk i meritonte PD ajo që lindi 33 vjet më parë. Nuk i meritonte. Nuk i meritonin demokratët, nuk i meritoni ju që keni kaluar kohëra shume të veshtira. Kujtoj këtu 97. Kujtoj kohëra të veshtira qe ju ia dolët dhe morët ne krah PD për ta ringritur dhe një herë. Nuk meritonte ato skena të shëmtuara qe ndodhen me 8 janar. Nuk meritonte në fakt dhe atë që ndodhi më pas kur ne pjesa më e arsyeshme e PD i shtrim dorën pales tjetër duke i thenë që e keqja më e madhe e këtij vendi ka një emër dhe quhet Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular