Policia në Vaun e Dejës ka finalizuar operacionin e koduar “Vigu”, teksa ka arrestuar një 25-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri kallashnikov duke shkaktuar panik te banorët.
Mësohet se 25-vjeçari ka histori kriminale, pasi më parë ka qenë i dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi, Edmont Ndoj, 25 vjeç, banues në Vig.
Njoftimi i policisë:
Operacioni nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër.
Lëvizte me armë zjarri me vete, në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik te banorët, falë reagimit të menjëhershëm, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 25-vjeçarin.
25-vjeçari, i dyshuar më parë, për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohet një armë zjarrit kallashnikov.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas njoftimit se në fshatin Vig, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik te banorët, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti, dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigu”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi, E. N., 25 vjeç, banues në Vig.
25-vjeçari dyshohet se më parë ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra fishekësh.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të Komisiariatit të Policisë Vau i Dejës dhe ato të DVP Shkodër, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.