BallinaPolitikeKandidati i opozitës takim me shqiptarët në Selanik, Luçiano Boçi: Më 14...

Kandidati i opozitës takim me shqiptarët në Selanik, Luçiano Boçi: Më 14 maj do kthehen për të votuar në Elbasan

spot_img
spot_img

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë, për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me disa shtetas shqiptarë në qytetin grek të Selanikut, shumë prej tyre me origjinë nga Elbasani.

“Me bashkëqytetarët e mi të Elbasanit u takova dhe bisedova gjatë në qytetin e bukur të Selaniku. Secili prej tyre përfaqëson nga një histori të bukur suksesi. Ata ja kanë dalë sepse kanë pasur mundësitë që nuk ja ofroi vendlindja e tyre. Ata janë integruar sepse qyteti ku u lindën dhe rritën nuk i konsideroi sa duhet. Por ata duan të kthehen. Mezi presin të kthehen. Çfarë kënaqësie ta dëgjoja të pohuar nga secili prej tyre dëshirën për tu rikthyer në Elbasan! Në 14 maj janë me qindra e mijëra shqiptarë dhe qytetarë të Elbasanit që do të kalojnë kufirin për të kryer aktin patriotik të votës për të sjell ndryshimin në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë”, shkroi ai në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular