BallinaAktualitetKompania e njohur Porsche thyen një rekord...

Kompania e njohur Porsche thyen një rekord…

Makinat janë gjithmonë në fokusin tonë, sidomos kur bëhet fjalë për modelet e reja dhe risitë e pafundme. Mesa duket edhe Porsche duket se e ka nisur shumë mbarë vitin 2023, duke raportuar dërgesa rekord të tremujorit të parë në Shtetet e Bashkuara. Përveç kësaj, Porsche ka shënuar rritje në shitje në të gjithë Evropën, Kinën dhe të gjitha tregjet e tjera kryesore. Sipas mediave të huaja, gjatë tre muajve të parë të vitit, Porsche dërgoi 80,767 automjete për klientët në mbarë botën.

Kompania e njohur Porsche thyen një rekord...

Kina ishte tregu kryesor i markës, duke llogaritur 21,365 shitje ose një rritje prej 21% mbi 17,685 njësi të shitura në tremujorin e parë 2022. Pas Kinës ishte Amerika e Veriut me 19,651 shitje si dhe Evropa me përjashtim të Gjermanisë me 18,420 shitjet. Në një deklaratë presidenti dhe shefi ekzekutiv i Porsche Cars në Amerikën e Veriut, Kjell Gruner tha se:

Ky rekord i të gjitha kohërave është një arritje e madhe dhe ne i jemi mirënjohës çdo klienti. Kjo demonstron kërkesën solide për makinat tona dhe është rezultat i një përpjekjeje të kombinuar fantastike nga tregtarët tanë, PCNA dhe Porsche në Gjermani me një objektiv të vetëm; për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme. Pavarësisht kërkesës dhe të dhënave kaq të forta, ne ende po ndiejmë disa nga problemet e zinxhirit të furnizimit që prekin të gjithë industrinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular