BallinaKultureRonela Hajati dhe Niko Komani thumbojnë Festivalin e RTSH dhe Arbana Osmanin:...

Ronela Hajati dhe Niko Komani thumbojnë Festivalin e RTSH dhe Arbana Osmanin: Mu duk si larje goje pa kolinoz

spot_img
spot_img

Mungesa e saj në Festivalin e fundvitit në RTSH në cilësinë e fitueses shkaktoi jo pak polemika.

Ronela Hajati e ftuar në “Why Not” u shpreh se ende nuk e di arsyen e këtij vendimi nga organizatorët.

Ronela Hajati: Nuk e di arsyen pse nuk më thirrën, mua më thirrën për të dhënë çmimin natën finale. Por unë nuk mund të jap çmim pa qenë në juri dhe nuk mund të jap çmim pa kënduar. Mu duk si larje goje por pa kolinoz. Është traditë shumëvjeçare, kushdo që të jem duhet të isha. Më shumë për qejf se unë nuk fitoja dhe as humbisja asgjë. Nuk dua të mendoj që është kjo Arbana pas kësaj se nuk e njoh personalisht, as më ka bërë gjë, as i kam bërë që të them mund të ketë ndonjë hatërmbetje apo inat të vjetër. Mendoj se ajo është tepër profesioniste, e rrahur në punë gjatë gjithë kohës me njerëz dhe sjelljet burokratike në media sa të bëhet aq e vogël që mos të më ftojë mua. Nuk mendoj se është kjo. Mund të ketë qenë një lloj vendimi që mbase dhe se kanë menduar. Këtë vit ka qenë Festival i përmasave gjigande dhe nuk kanë pasur mbase kohë të mjaftueshme për të menduar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular