Nga Bujar Leskaj
Sot është një ditë ku të gjithë duhet të marrim një libër në duar.
Sot është një ditë ku të gjithë duhet të marrim një libër në duar.
Data 23 prill nuk u përzgjodh rastësisht si Dita Botërore e Librit.
407 vite më parë, në 23 prill 1616, u ndanë nga jeta Shekspiri, Servantesi dhe Garcilaso de la Vega.
23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Është ditë ditë- simbol për të nderuar letërsinë dhe librin, për të nxitur këdo, në veçanti të rinjtë, të zbulojnë kënaqësinë e leximit dhe të respektojnë kontributin e madh të krijuesve në përparimin shoqëror dhe kulturor.
Libri është një mik besnik. Nëpërmjet tij, ne mund të udhëtojmë virtualisht duke na shoqëruar fjalët e shkrimtarëve të mëdhenj, që na mundësojnë të njohim, të duam e të çmojmë botën dhe jetën, të thellohemi brenda vetes, të njohim të tjerët, të ëndërrojmë e projektojmë të ardhmen.