Mes luftimeve dhe bombardimeve të ashpra nga ana e Rusisë, në Ukrainë qytetarët përpiqen që të vijojnë jetën normalisht,
Ukrainasit mes problemeve dhe veshtirësive të mëdha po i mbajnë të hapura shkolla, ku nxënësit po vijojnë mësimet.
Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar momentin kur një ushtar ukrainas gjeti pak kohë që të vizitojë bijën e tij në shkollë, që nuk e kishte fare idenë e vizitës.
Ajo ishte në orën e mësimit, kur befasisht babai i saj u shfaq në derën e klasës me rroba të kamufluara. Vajza mbeti e shtangur për një moment, dhe vrapoi që ta përqafojë, pasi nuk e kishte parë prej muajsh.