BallinaKronike30-vjeçarit në Tiranë i bëjnë pritë, e godasin me mjete të forta...

30-vjeçarit në Tiranë i bëjnë pritë, e godasin me mjete të forta dhe…

spot_img
spot_img

Një 30-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në spital mbrëmjen e sotme pasi është dhunuar nga disa persona.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, ku këta persona e kanë goditur me mjete të forta. Nuk dihet ende identiteti i personave të përfshirë, apo motivet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular