BallinaKryesoreAlibeaj tregon objektivin e PD për 14 Majin: Të ruajmë ekzistencën e...

Alibeaj tregon objektivin e PD për 14 Majin: Të ruajmë ekzistencën e PD. Ja 3 bashkitë ku fitojmë

spot_img
spot_img

3 javë para zgjedhjeve, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, po bën përpjekje për të mos rritur pritshmëritë për rezultatin e PD në 14 maj. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, ai i shmangu shifrat, por tha se për shkak të agresionit të jashtëm dhe të brendshëm, synimet politiko-elektorale të PD janë të ridimensionuar.

“Synimi aktual është të ruajmë ekzistëncën e partisë, pasi duhet ta pranojmë që ka ndodhur një plagosje e strukturave tona.”- theksoi zoti Alibeaj, i cili synon të gjejë elektoral mes njerëzve që nuk shkojnë fare të votojnë.

“Sipas të dhënave zyrtare rezulton se 50% e shqiptarëve refuzojnë me neveri tre fosilet politike, Ramën, Berishën, Metën. Kur të shohim sa do të jetë përqindja, mbështetja që qytetarët do të na japin, do të bëjmë analizat tona.”- tha zoti Alibeaj.

Megjithëse nuk pranoi të flasë me shifra se çfarë do të thotë të ruajë ekzistencën e PD, Enkelejd Alibeaj ka një parashikim se ku pret të fitojnë kandidatët e PD zyrtare nga 14 bashki ku kanë kandiduar.

“Po, presim të fitojmë në Finiq, Mallakastër, Dimal.”

Kreu i komanduar i PD, nuk e përfshiu Tiranën në hartën e fitores, por tha se Roland Bejko është kandidati i vetëm që përfaqëson të djathtën reale.

“Në çdo rast do të jetë sukses.”- u shpreh ai për emisionin “Pa Censurë”.

/rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular