BallinaKryesoreRivalitet Alibeaj-Basha për kreun e PD? Ja përgjigjia...

Rivalitet Alibeaj-Basha për kreun e PD? Ja përgjigjia…

spot_img
spot_img

Vendimi nëse do të kandidojë për kreun e PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj duhet ta ketë marrë, por ende nuk e pohon publikisht.

“Nuk ka lidhje fare çështja e kandidimit apo jo, kush do të kandidojë dhe kur. E rëndësishme është të përcaktosh një mënyrë të re të organizimit të PD-së”- u shpreh zoti Alibeaj në intervistën për emisionin “Pa Censurë”, ku tregoi idenë e tij sesi duhet të riorganizohet PD-ja për ta bërë një parti të lirë, ku kandidon çdokush që përcaktohet si properëndimor, kundër krimit dhe kundër korrupsionit.

Pas 14 majit, në lojën mund të hyjë edhe një lojtar i vjetër si Lulzim Basha, një rivalitet të cilin Enkelejd Alibeaj nuk e lë pa komentuar.

“Anëtarët do të vlerësojnë nëse ai që kandidon është i aftë apo jo, ka dhënë apo jo për PD në këtë periudhë vërtetë të dhimbshme dhe të sakrificës. Besoj që demokratët do të jenë të aftë për të gjykuar këdo në ambicien që do të ketë. “- u shpreh Enkelejd Alibeaj në emisionin “Pa Censurë”.

Më poshtë pjesë nga intervista me gazetaren Elona Meço.

Elona Meço: Do të kandidoni si kryetar i PD?

Enkelejd Alibeaj: Riorganizimi është nevojë e PD-së pas 14 Majit. Riorganizim në koncept së pari. Kjo kërkon që të përcaktosh kauzën tënde, ideologjinë, hapësirën e lirisë. Së dyti, është modeli, mënyra e organizimit që do të aplikohet. Janë të gjitha për t’u vendosur dhe për t’u aplikuar nga struktura drejtuese e PD-së. Nuk ka lidhje fare çështja e kandidimit apo jo, se kush do të kandidojë dhe kur. E rëndësishme është të përcaktosh një mënyrë të re të organizimit të PD-së. Kjo nuk varet nga mënyra sesi unë e imagjinoj, apo dëshira ime. Kjo do të vendoset nga strukturat, por ajo do të jete një parti që garanton: 1. hapësirën e lirisë së mendimit politik brenda partisë. 2. Të bazohet tek vota. 3. Të bazohet tek vlerat kryesore të kësaj partie 4. Të jetë joshëse sa më shumë për të gjitha flukset e shoqërisë, që të bëhen pjesë e PD-së, duke grumbulluar atë pjesë të shëndoshë të shoqërisë. Instrumentat janë nga më të ndryshëm.

Elona Meço: Ju po thoni që do të riorganizoni partinë dhe pastaj do të bëhen zgjedhjet për kryetarin?

Enkelejd Alibeaj: Unë besoj se ajo që është e nevojshme. Në situatën ku jemi ka nevojë që edhe vetë struktura partiake të pësojnë një lloj ndryshimi për mirë.

Elona Meço: Jua bëra pyetjen për kandidimin, pasi shtatorin e kaluar, kur ne kemi bërë bisedën e parë për emisionin “Pa Censurë”, ju e latë hapur këtë mundësi.

Enkelejd Alibeaj: Sepse nuk ishte atëherë dhe nuk është as sot një çështje për t’u diskutuar. Unë nuk jam nga ata që fsheh ambiciet apo që të kem drojë, por jam nga ata që them të vërtetën se cili është interesi kryesor sot i PD-së. Kryesore është që të kemi një PD që nga ky proces zgjedhor të dalë e fortë, në kuptimin që të ketë farkëtuar ideologjinë e vet, t’u jetë drejtuar mbështetësve të vet dhe më pas të kalohet në një fazë tjetër. Në fazën tjetër do të marrin pjesë të gjithë. Kushdo që pranon këto vlera kundër krimit, kundër korrupsionit, pro Perëndimit është i mirëseardhur në PD dhe do të ketë hapësirën për të bërë edhe karrierën e vet brenda partisë. Kështu e imagjinoj unë. Të tjerat me kohë.

Elona Meço: Nëse ju do të kandidoni për kryetarin e PD, siç unë e shoh të ndodhë, e mendoni Lulzim Bashën si rival?

Enkelejd Alibeaj: Konkluzionet që i nxirrni mund t’i keni të gabuara, pasi unë nuk ju thashë ç’do të ndodhë. Për mua sot është e rëndësishme që PD,  e cila në këtë 1 vit e gjysmë është goditur, është plagosur, është penguar, i është marrë fryma etj., do të duhet të dalë pas zgjedhjeve edhe me një rezultat  të denjë. Pas 14 majit ajo që duhet të ndodhë duhet të jetë një rikonceptim i mënyrës së organizimit të PD-së dhe sigurisht do të ketë edhe proces zgjedhor. Në proces zgjedhor çdokush është i lirë dhe kjo është alfa e lirisë, që çdokush të kandidojë. Sigurisht do të jenë votuesit, strukturat e PD-së që do ta përcaktojnë këtë gjë. Nuk mund të jemi në një sistem të dikurshëm që të përcaktojmë kush kandidonte dhe kush jo, siç bënte në fakt PD-ja deri para pak kohësh. Kjo është një nga gjërat që nuk do të ndodhë më në PD. Pastaj, sipas dëshirës, gjithësecili do të vlerësojë: është i aftë apo jo, ka dhënë apo jo për PD-në në këtë periudhë vërtet të dhimbshme dhe të sakrificës. Besoj që demokratët do të jenë të aftë për të gjykuar këdo në ambicien që do të ketë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular