BallinaKryesoreBujar Leskaj: Së bashku me Mediun dhe Dukën prezantuam kandidatin për Bashkinë...

Bujar Leskaj: Së bashku me Mediun dhe Dukën prezantuam kandidatin për Bashkinë Vlorë, Hysni Sharra

spot_img
spot_img
Së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike Dega Vlorë z. Atird Hoxha morëm pjesë në aktivitetin e organizuar nga Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste në mbështetje të kandidatit për kryebashkiak të Vlorës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Hysni Sharra dhe kandidatëve të tyre për këshillin bashkiak.
Kryetari i PR, z. Fatmir Mediu dhe kryetari i PAA, z. Agron Duka vlerësuan kandidaturën e Hysni Sharrës, si një kandidaturë e përshtatshme për t’i rikthyer qytetit të Vlorës dhe qytetarëve vlonjatë dinjitetin, llogaridhënien dhe një qeverisje me fytyrë njerëzore.
Ata kërkuan mbështetje maksimale për kryetarin e Partisë Demokratike dhe të koalicionit tonë për të dalë fitues në zgjedhjet e 14 majit.
Në takim folën edhe z. Hysni Sharra, kryetari i PR, dega Vlorë Geron Gunbardhi dhe Eda Begaj, këshilltare e PAA.
Një falenderim të veçantë për z. Geron Gungardhi për organizimin e takimit, mbështetjen e degës së PR Vlorë, që ai kryeson dhe fjalën mbështetëse për z. Sharra.
Z. Mediu dhe z. Duka së bashku me këshilltarët e tyre janë angazhuar që cdo votë për Partinë Republikane dhe Partinë Agrare Ambientaliste të jetë dhe votë për Hysni Sharrën.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular