BallinaPolitikeFloriana Garo flet me superlativa për Berishën: Doktori lozonjar, ndriçon në çdo...

Floriana Garo flet me superlativa për Berishën: Doktori lozonjar, ndriçon në çdo aspekt!

spot_img
spot_img

Floriana Garo, zëdhënëse e grupit të Berishës në PD, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për fushatën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Garo deklaroi se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe se ky është mesazhi i fushatës së këtij koalicioni.

“Askush nuk duhet të qëndrojë në pushtet më shumë sesa tetë vite.

Mendoj që tetë vite, gjithëkush ka mjaftueshëm hapësirë për të ezauruar çdo gjë të re, çdo projekt, çdo ide, gjithçka që do të bëjë. E ka patur hapësirën dhe nuk mund të japë më shumë. Vjen një moment, që gjërat duhet të ndryshojnë. Çdo lloj ndryshimi do të ishte i mirë.

Unë po flas për të gjithë qytetarët, si një qytetare, me idenë time që ujë që nuk lëviz qelbet, thotë një fjalë popullore.

Kemi parë Sali Berishën që pret me orë të tëra dhe lë kandidatët të flasin dhe të shpalosin idetë e tyre.

Mesazhi është ndryshimi, ka ardhur koha që shqiptarët të ndryshojmë. Ne po japim një alternativë, po japim fytyra të mira me programe, të qeshura, të zellshme, që janë zgjedhur nga vota e lirë”, deklaroi Garo.

Lorenc Vangjeli: Pse ndriçon doktori?

Floriana Garo: Doktori ndriçon në çdo aspekt.

Lorenc Vangjeli: Ti thuash doktorit lozonjar…?

Floriana Garo: Solar, ndriçues

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular