Nga Agron Duka
Ti japim bujqësisë rëndësinë që meriton!
Ti japim bujqësisë rëndësinë që meriton!
I kemi parë shpesh zyrtarët e qeverisë dhe të mazhorancës që shëtisin nëpër fusha e sera, duke bërë fotografi me domate e shalqinj, e diku i shitur prodhimet e fermerëve si suksese të qeverisë. Por, para se të mbërrijnë tek prodhimi, fshatarët shpenzojnë mund e derdhin djersë në tokat e tyre.
Ishim sot bashkë me kryesuesit e listës së kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të Lushnjes dhe Divjakës, Ardit Bali dhe Bido Dermyshi, në disa ferma në këtë zonë.
Mbështetja financiare që duhet të japë qeveria për fermerët, përmes subvencioneve, është shumë e rëndësishme. Por ne duhet të bëjmë gjithëçka që bujqësisa të mos mbetet sektori i mëshirës. Ajo është kontribuesja e 20% të GDP-së. Pushteti vendor bën fare pak për këtë sektor, më së shumti me pastrimin e ndonjë kanali. Por mungon tërëisht asistenca e specialistëve. Zyrat e bujqësisë janë shndërruar në administratë burrokratike që merret me letra dhe nuk shërben si suport shkencor i fermerëve.
Fshatarët kanë nevojë për mendimin e specialistit, të cilin nuk e gjejnë.
Këshilltartët tanë në bashki, do të jenë zëri juaj edhe për këto probleme.
Ndaj mbështesni kandidatët tanë për këshillat, për të patur njerëzit tuaj atje.