BallinaKryesore“Do të ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale”, Bejko shpall programin...

“Do të ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale”, Bejko shpall programin për bujqësinë: Do të hapim 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës

spot_img
spot_img

Programi I Bujqësisë i Kandidatit të PD për Tiranën, Roland Bejko

Kandidati i PD, Bejko: do të hapim 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës. Do ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale për ti lidhur me Tiranën.
Në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjedisit, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës prezantoi programin për Bujqësinë dhe Mjedisin. Bejko prezantoi 5 pikat kryesore të programit për të ringritur bujqësinë. Pikat kryesore:
1. Vendosja në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Përgjatë katër viteve e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore do të ketë mundësi ujitje të plotë.
2. Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere. Ndërtimi i së paku pesë tregjeve të produkteve bujqësore në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës.
3. Mbështetje financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore, paketimin e tyre dhe ngritjen e aktiviteteve industriale të lehta.

Eksperti i njohur i mjedisit Ramiz Metaliaj tha se Tirana ka një ndotje ndër më të lartat në Bashkimin Europian, ndërsa mungon uji i pijshëm 24 orë. Prandaj ai propozoi pika konkrete që lidhen me ndërtimin e 3 parqeve të gjelbra në Kashar, Mullet dhe Paskuqan, dhe kushtëzimin e lejeve të ndërtimitm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular