Gjatë javës u komentua gjërë e gjatë shpallja e Efit finalist. Kjo e fundit spektaklin e shkuar, u shpall finalistja e dytë, gjë e cila nga një pjesë e mirë e banorëve nuk u prit edhe aq mirë. Banorët komentuan edhe marrëdhënien mes Efit dhe Luizit gjatë këtyre ditëve, më saktë pas daljes së Kiarës.
Disa mendojnë se Efi ka frikë të përballet me Luizin, disa të tjerë thonë se ata duan të faktorizojnë njëri-tjetrin.
Fakti që dy u shpallën finalistë, ka bërë që dy banorët të përplasen gjatë javës.
Efi: Paralajmërimi im është bërë disa herë ndaj Luizit. Me paturpësinë më të madhe, Luizi thotë që unë jam një gocë nga “Përputhen”. Ai të nesërmen vjen e më thotë mua që e bën për lojë. Ky njeri flet çfarë t’i vijë në mend, e më pas bëhet pishman që atë që thotë. Fakti që thotë që ai më nxori finaliste është e pakuptimtë. Nuk lejoj askën të më ulë mua vlerat, duke thënë që X person është arsyeja përse unë po ngrihem. Për aq respekt sa kemi për njëri-tjetrin, duhet të themi se të gjithë bashkë e kemi faktorizuar njëri-tjetrin. Nuk është merita e askujt 100 përqind, por e të gjithëve ne. E vlerësoj për aq kohë sa më ka ndenjur pranë kur kam qenë e mërzitur. Kush është Luizi të më tregoi mua se kush është më e mira për mua? Nuk lejoj askënd, aq më tepër Luizin të tregoi antivlerat e mia, apo të më nënvlerësoi mua. Nuk ia lejoj fare këtë gjë dhe e gënjen mendja që të bëjë me mua lojën që ka bërë me Armaldon apo me Kristin. Me mua i ka prerë marrëdhëniet edhe jashtë, nuk dua të kem të bëj fare me këtë person.
Luiz: Gjatë qëndrimit të saj jashtë e ka treguar që ka shrytëzuar situtën time me Kiarën dhe ka ardhur këtu, duke treguar se situatat i ka bërë për të mirën time. Këto situata, i kanë shërbyer për të shkuar deri në finale.
Dea: Si pretendon të dalësh fituese, duke i thënë kësaj vajze se është turp ta ketë dikush në krah?
Efi: Unë jam e lumtur për këtë që jam. Faleminderit Luiz që po ul veten dita-ditës.
Luiz: Ky është mendimi im dhe nuk kam përse e ndryshoj.
Efi: Je shumë pranë për ta kapur kupën, përqëndrohu. Po ul veten tënde dita ditës. Të paktën, kërko falje. Unë të paktën e pranoj që kam 500 llojë gabimesh dhe kërkoj falje. Ti vazhdon dhe vazhdon me ofendimet.
Luiz: E di një Shqipëri e tërë se çfarë ke bërë ti. Ka shfrytëzuar situatat e mia dhe Kiarës për të qenë në qendër të vëmendjes. I ka përdorur jashtë, për interesin e vet.
Kristi: Ju të dy jeni komplet njësoj. Nga mënyra se si flisni dhe bullizoni njëri-tjetrin.
Efi: Çfarë bëra unë?
Kristi: Ti po e vazhdon. Thuaji atij, stop. Ti po e mban gjallë këtë gjë, po i jep shkak atij. Kjo gjë po të mban brenda. Ti je version atij, femër. Planet që bëni me njëri-tjetrin dhe mënyra se si e ofendoni njëri-tjetrin.
Efi: Unë i kërkoj falje, nuk kam çfarë bëj më shumë se kaq.
Kristi: Unë shikoj dy njerëz njësoj. Ti po e mban gjallë, po bën të njëjtnë gjë. Ka mënyra për ta shmangur.
Efi: E gjete ti mënyrën?
Kristi: Ishte e gjithë shtëpia kundër meje, kur unë debatova me Luizin.
Efi: Unë po flas se çfarë ka ndodhur tani mes meje dhe atij.
Nita: Duke parë situatat që nga fillimi, Efi i ka ndenjur pranë Luizit. Efi ka qeshur me disa situata të ngjashme me Luizin. Kjo thotë me mua jo, me të tjerët po. Kur i ka pyetur Luizi nëse e beson atë në lojë, kjo i ka thënë po.
Efi: Në momentin që më tha a beson te unë, unë i thash po. Te unë nuk e toleroj. Ku është problemi këtu? Marrëdhënia ime me Luizin nisi po njësoj, edhe mua më ka ofenduar. Unë u ndjeva shumë keq në pozitën që ai u gjend dhe u mundova t’i qëndroj pranë për ta njohur atë në çdo aspekt. Jam përpjekur të shoh anët e tij më të mira. Kur e konsideron një person dhe e mban pranë, të prihet ai provokimi që ti ke. Nuk mund të kthehesh sërish te stadi fillestar. Më nominon okej, bëj çfarë të duash, por nuk jam dakord për mënyrat që gjeti Luizi për tu kapur me mua.
Zhaklin: Luizi është i qëndrueshëm në paqëndrueshmërin e tij. Herë i ka afruar banorët, herë i ka larguar dhe shumë banorë kanë bërë lojën e tij. Marrëdhënia mes Luizit dhe Efit u prish shumë shpejt, që kur shefja e diplomacisë u largua. Luizi e kuptoi sjelljen e Efit kur ajo debatoi me Kiarën. Luizi mori “hak”. Përse kur ky presion erdhi kundrejt teje ti nuk e pranon? Sa i përket këtij debate, ka të bëjë vetëm me fitoren dhe finalistin. Duke bërë një llogaritje, gjasat janë shumë të larta që këtë Big Brother ta fitojë një vajzë. Nuk mendoj se Luizi ka menduar të zhvilloi shoqërinë me Efit. Kjo marrëdhënie u ndërpre, kur Efi doli jashtë.
Luizi: Unë që ditën e parë, kam parë si rrezik femra të gjitha. Nga 24 dhjetori kam patur në fokus vajzat dhe ato kanë qenë gjithmonë faktor. Këtu ku jemi, unë e kam shumë më të thjeshtë që në finale të kem Qetsorin dhe Kristin se sa Dean, Nitën apo Jorin. Mund të ketë një përballje femrash në fund dhe unë jam në rrezik. Duhet të shoh kush del finalist sonte dhe të shtunën. Kam frikë se mund të jenë tre femra dhe unë mashkull.
Arbër: Unë e kam pritur që ky raport të vijë në këtë pikë. Në këtë pikë të lojës, i sugjeroj të dyve, të mos e kthejnë debatin në ofendime. Një muaj më parë flisnin mirë me njëri-tjetrin. Nuk ka një aleancë të fshehtë mes tyre. Mendoj që përplasja e tyre do vijojë deri kur të zgjidhen finalistët e tjerë.
Deamishel: Nuk më pëlqyen fare këto ofendimet e Luizit. Mendoj se Luizi ka një siguri ndaj Efit, ndaj e afron dhe e largon sa herë të dojë atë. Prisja që ato të bashkoheshin bashkë. Ai e pa që loja nuk i eci me Efin dhe filloi me ofendimet.
Luizi: Ti sot u bëre shoqe me Efin. Duke marrë parasysh atë që tha Zhaku, ti je e mençur dhe thu që përse nuk e mbaj pranë Efin që në fund të thoni atë shprehjen “Girl Poëer”.
Deamishel: Mua Efi më ka kërkuar falje.
Luizi: Unë vazhdoj lojën që kam patur dhe do jem Luizi që kam qenë. Me ty, pa ty, njësoj do jem deri në finale. Me llogaritë e tua, thua më mirë mike se armike.
Deamishel: I thua fjalët shumë shëmtuar. Ti më kërkon falje dhe më ofendon sërish.