BallinaAktualitetVIDEO/ “Turisti” anglez në hotelin e Nikulajt, i jepte informacion vrasësit portugez

VIDEO/ “Turisti” anglez në hotelin e Nikulajt, i jepte informacion vrasësit portugez

spot_img
spot_img

“Turisti” anglez, një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së Ardian Nikulajt ndodhej prej ditësh në hotelin e viktimës me qëllim që t’i jepte informacion vrasësit portugez.

Shtetasi anglez dyshohet se ka qenë informatori dhe që  kishte akses në dvr-të e kamerave të sigurisë.

Ai u dyshua që prej fillimit të ngjarjes si një nga informatorët, ndërsa dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e kamerave të sigurisë, për të parë lëvizjet e objektivit.

Shtetasi anglez ka qëndruar pesë ditë tek një resort në Shëngjin, shumë pak metra më tutje lokalit të viktimës. Burime bëjnë me dije se shtetasi anglez është munduar të fshehë identitetin e tij përmes kapelës, dhe në momentin që është paraqitur në recepsion është siguruar që imazhi i tij të mos kapet nga kamerat.

Vetëm pak kohë pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga Shëngjini dhe dyshohet se ka ndërruar 2 taksi nga Shëngjini në Lezhë dhe më pas ka marrë një tjetër taksi për ta transportuar drejt aeroportit të Rinasit. Kjo ka rritur dhe më tej dyshimet e grupit hetimor se mund të kishte lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ndërkaq Policia e Lezhës prej ditësh është vënë në lëvizje për gjetjen e autorit, ku ditën e sotme në një banesë të braktisur në Gjadër të Lezhës janë gjetur disa rroba të cilat dyshohet të jenë të autorit ku janë dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, gjithashtu janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 6 persona./ Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular