BallinaAktualitetGazetarja e RTSH denoncon supermarketin "SPAR": Me shitën fruta jashtë skadence, për...

Gazetarja e RTSH denoncon supermarketin “SPAR”: Me shitën fruta jashtë skadence, për fat e pa djali sepse…

Nga Bruna Qeva
Tek supermarketi “Spar” rruga ‘Ismail Qemali’ afër RTSH-së kam blerë diten e djeshme këto fruta të thata. Nuk e pashë datën e skadencës, edhe pse nuk jam e detyruar sepse është supermarketi apo instanca të tjera që kontrollojnë produket disa kohe para datës së skadencës. Fatmirësisht e verejti djali para se ta konsumonte, pasi mund të ishim në spital tani. Shkoj për të folur me një menaxher apo perfaqesues te ketij supermarketi. Sapo hyj shoh nje grua shtatzene me bashkeshortin te cilet po merrnin fruta te thata qe po ashtu ishin te skaduara. Çifti ishte i perkushtuar ne perzgjedhjen nese do marrim lajthi, arra apo bajame por nuk e kishin vene re as ata skadencen. Kur une fillova te diskutoj me kasierin, i vetmi qe ishte aty, çifti i ri na degjon dhe sheh që pjesa më e madhe e raftit të frutave të thata, që ështe aq afer deres se hyrjes ne kete supermarket, ishin te skaduara. U ndieva shumë keq për frikën qe i shkaktova por nderkohe e shpetova nga ato fruta te helmatisura. Filloi bashkeshorti i saj, me shume te drejte, t’i bertiste kasierit, megjithese ky shqetesim nuk duhej te shkarkohej mbi te por mbi Spar nga i cili nuk doli asnje menaxher apo dikush tjeter per te na shpjeguar pse shesin produkte te skaduara dhe vazhdojne ende te rrine tek rafti ne shitje. Pas ketij pasiviteti te Spar, i telefonojme mbi 5 here AKU-se por askush nuk e hapi telefonin. Sigurisht dite feste e bejne pushim, ishte e fundjava para, pushime te gjata. Edhe neser veshtire se ftillohen, duhet pushim pas pushimeve. Por nese ata do vepronin me heret nuk do arrin njerezit ne keshtu situatash qe nuk jane te pakta. Nese ata do te benin sadopak detyren e tyre, ne nuk do shihnim se sa dite apo jave pushojne. Sigurt qe sivjet i kane marre pushimet verore edhe me heret pasi kohe fushate. Ne po hame gjithe ato genjeshtra e mashtrime nga politika sidomos keto kohe, e pse mos hame dhe gjera te skaduara… Ka ndonjë njeri që më informon se cfarë duhet bërë në kësi rastesh ?!
All reactions:

Avokate Brunilda Lika and 8 others

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular