BallinaAktualitetHarta e re gjyqësore/ Hyn në fuqi faza e dytë, ‘shkrihen’ 9...

Harta e re gjyqësore/ Hyn në fuqi faza e dytë, ‘shkrihen’ 9 gjykata e prokurori

spot_img

Këtë të hënë, 1 maj hyn në fuqi faza e dytë e zbatimit të hartës së re gjyqësore, ku pritet të mbyllen 9 gjykata dhe prokurori të shkallës së parë në rrethe.

Gjykata e Shkallës së Parë që mbyllet është ajo Kurbinit, Matit, Tropojës, Pogradecit, Përmetit, Pukës, Kavajës, Lushnjës, Përmetit.

Sipas KLP-së, së bashku me Gjykatat e Shkallës së Parë do të shkrihen dhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore, që ka sjellë dërgimin e trupave gjyqësore dhe përfaqësuesve të akuzës në institucionet e reja të drejtësisë. Pra, Gjykata dhe Prokuroria e Tropojës zhvendoset në Kukës, ajo e Kavajës i bashkohet të Durrësit, e Krujës në Tiranë, e Pukës në Shkodër. Si dhe e Përmetit transferohet në Gjirokastër, e Lushnjës në Fier, dhe dosjet gjyqësore dhe hetimore penale dhe civile nga Pogradeci në Korçë. Pas hyrjes në fuqi të kësaj faze në çdo gjykatë e prokurori të mbyllur do të mbahen hapur sportelet për të depozituar paditë, të cilat do të shqyrtohen më pas sipas qyteteve ku do të mbahet hetimi dhe gjykimi.

Faza e tretë hyn në fuqi në 1 Korrik të këtij viti dhe parashikohet reduktimi i të gjitha gjykatave administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Ndërsa nga Korriku reduktohen edhe Gjykatat Administrative në vetëm dy, në Tiranë dhe Lushnje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular