Efi dhe Luiz u shpallën “armiq të përbetuar” në BBV teksa u shprehën se pas mbarimit të spektaklit nuk do të ishin më shokë me njëri-tjetrit.
Madje Luiz deklaroi se do i vinte turp nëse do kishte një motër, si Efi që ka qenë pjesë programit të Për’Puthen. Por duket se dyshja kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre dhe kanë bërë paqe.
Efi Dhedhes: Jam shumë e lumtur nëse fiton ti
Luiz Ejlli: Edhe unë
Efi Dhedhes: Ta them tani që je ti, të kam shumë xhan
Luiz Ejlli: Pse je mërzit se të kam thënë je nga Për’Puthen, i kam thënë Teas e Mikelës, pse mërzitesh
Efi Dhedhes: Mua më ke shoqe. Unë të kam xhan me vërte, jo kështu kot. S’më intereson që thonë kam interes
Luiz Ejlli: Pranoje që të kam dashur në finale. Jo po Nita, jo po Qetsori. Do ngacmohemi pak, por këtë javë do bëjmë paqe
Në gjendje të dehur, Efi i ka dhënë informacione Luiz nga jashtë, duke i treguar se ka folur me mamën e tij.
Efi Dhedhes: Dëgjo, unë kam folur me mamin tënd. Ajo më ka thënë mua që më ka shumë xhan dhe më tha që është veshur si unë.
Luiz Ejlli: Ha bukë dhe shko të flesh
Efi Dhedhes: Ka kaluar çdo gjë, unë dhe Luizi do jemi shokë të përjetshëm.