Ish-kryeministri Sali Berisha tha në “Now me Erla Mëhilli” se nuk do ta heqë padinë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kërkojnë të falur.
“Unë do të vazhdoj të padis deri në ditën e fundit të jetës time. Nuk i ndahem fare, ose të më kërkojë të falur. Ka një rregull në çështjen e nderit. Po të cenoi në nder, ose të kërkon të falur, ose gjykata,” – u shpreh Berisha.
“Unë në gjykatë nuk tërhiqem. Ka pasur përpjekje për të më bindur mua, që tërhiq padinë dhe ta heqim [non gratën]. Jo mo jo nuk e heq unë. Nëse ti godet një mik për një mafie të poshtër si tipi i McGonigal, Edi Ramës e Soros me shokë, pastaj edhe unë të gjykoj,” – u shpreh Berisha.