Janë nxehur gjakrat mbrëmjne e sotme në Fun Club teksa nuk kanë munguar as debatet.
Ndërkohë që e pranishme ishte Olsa Muhameti, autore e Për’puthen, program ky që ka formuar si personazh publik Efin dhe Tean.
Ndërkohë që Olsa ishte dukekomentuar lojën e Efit dhe duke treguar anët e saj më të mira e të forta, biseda është ndërprerë nga Ronaldo.
Ish-banori i është drejtuar Teas e cila ishte gjithashtu në studio duke i kujtuar asaj rrugëtimin në programin e dashurisë.
Ronaldo ka shpërthyer ndaj Teas duke e quajtur hipokrite për sjelljen e saj të dikurshme kundër Olsa Muhametit.
“Unë dua të pyes Tean. A nuk u tregove hipokrite kur pyete për Për’puthen kur vetë e ke sharë. Çfarë nuk ke thënë për Olsën kurse tani del dhe e mbron. Më gjithë respektin që kam për programin.” – tha Ronaldo.