BallinaPolitike“Funerali i Ramës në Sarandë”- Ina Zhupa: Fitojme 4 me 0! Lutjet...

“Funerali i Ramës në Sarandë”- Ina Zhupa: Fitojme 4 me 0! Lutjet dhe përgjërimet e tij…

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas takimit elektoral që kryeministri Edi Rama kishte në Sarandë. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa thotë se rezultati më 14 maj do të jetë 4 me 0 për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Për Zhupën, takimi i Ramës ditën e sotme, ishte “funerali i tij në Sarandë”, ndërsa thekson se do të kenë një tjetër rekord në këtë qytet.

Zhupa shkruan se Rama më shumë lavdëroi përfaqësuesin e vërtet të socialistëve, kandidatin e pavarur Gjergji Mërkuri sesa kandidatin sic e quan ajo të “importuar Olti”.

Reagimi i Ina Zhupës

Funerali i Ramës në Sarandë!

4 me 0 për kandidatët tanë, këtë e di çdo qytetar i Sarandës, Konispolit, Finiqit dhe Delvinës.  Kryebashkiakët e ardhshëm Ardit Cikuli, Fatmir Shero, Leonidha Hristo, Ilir Mehmeti do vënë bashkitë në shërbim të qytetarëve.

Një rekord tjetër do kenë në Sarandë ku pas fitores së Ardit Cikulit,  kandidati i importuar Oltion Caci do ju dali për herë të parë i treti. Kjo shpjegon edhe lutjet dhe përgjërimet e Ramës ku më shumë lavdëroi përfaqësuesin e vërtet të socialistëve Gjergji Mërkuri sesa kandidatin e importuar Olti.

Asnjë fjalë për zhvillimin e qyteteve veç lavde për Ramën dhe patetizma të fitoreve imagjinare që janë shumë larg realitetit të sotëm. Tallava-kandidatët do harrohen me mbarimin e fushatës.

Trafikun që ju bënë autobusat e Durrësit dhe Tiranës që mbushën sheshin që se mbushnin dot 4 bashki nuk ja u kishin borxh qytetarët e Sarandës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular