BallinaLifestyle“Më tha do të të marr zvarrë, do të...”- Tea Trifoni deklaroi...

“Më tha do të të marr zvarrë, do të…”- Tea Trifoni deklaroi se moderatorja e kërcënoi me jetë! Kiara Tito i përgjigjet akuzave: Është shumë e shëmtuar…

Kiara Tito iu është përgjigjur akuzave të ish-konkurrentes së Për’Puthen, e cila deklaroi se moderatorja e ka kërcënuar me jetë

“Më tha do të të marr zvarrë, do të të vras”, deklaroi në emisionin “Më për të flas” Tea Trifoni.

Por moderatorja u shpreh se nuk e ka kërcënuar kurrë dhe e akuzoi se Tea Trifoni po e bën këtë për të marrë vëmendjen dhe deklaratat e saj “janë të shëmtuara”

“Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk kam kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar”, tha Kiara Tito në të njëjtin emision

Sipas Tea Trifonit, moderatorja e ka kërcënuar së bashku me bashkëshortin e tezes së saj, që “është punonjës ministrie”.

Ajo tha se ngjarja ndodhi në një prej netëve të spektaklit dhe ka pasur shumë dëshmitar në atë moment.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar. Gjithë produksioni i BBV është në dijeni për këtë. Kiara me burrin e tezes së saj, a familjarin a ça ishte, më tha do të marr zvarr, do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri, “Shqipëria që Duam”. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Po aty kishte dëshmitar madje edhe Ronaldo edhe më tha të lutem mos fol. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike”, tha Tea Trifoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular