Policia ka arritur të zbardhë një skemë mashtrimi të tre personave që zhvatnin biznesmenët.
Mësohet se Bedri dhe Albert Vodha (baba e bir), si edhe Florian Gjergji, i cili dyshohet se kishte rolin e organizatorit, i shkruanin në rrjetet sociale biznesmenëve dhe hiqeshin si zyrtarë të lartë.
Baba e bir janë kapur janë mbajtur në vëzhgim policia dhe janë arrestuar nga përpara se të merrnin një shumë prej 100.000 euro nga një biznesmeni. Ndërsa Florian Gjergji është shpallur në kërkim
Gjithashtu është zbuluar një rast tjetër mashtrimi të bërë nga këta 3 persona.
Në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ata i kanë marrë me anë të mashtrimit, një shumë të madhe parash një biznesmeni duke përdorur të njëjtën skemë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.