BallinaKronikeDETAJET/Shqiptari vrau të bijën e një italian! Plagos dhe gruan që dyshonte...

DETAJET/Shqiptari vrau të bijën e një italian! Plagos dhe gruan që dyshonte se e tradhtonte

Mediat italiane kanë zbardhur emrin e 16-vjeçares shqiptare që u fut të ndante prindërit e saj, por përfundoi e vdekur. Bëhet fjalë për adoleshenten Gessica Malaj. Në momentin që prindërit e saj po ziheshin, 16-vjeçarja ndërhyri pasi pa që i ati i drejtoi thikën të ëmës. Për rrjedhojë, thika që ishte në duart e Taulant Malajt, 45 vjeç, përfundoi në trupin e vajzës së tij. Gessica ndërroi jetë në vend.

Taulant Malaj ka plagosur edhe gruan e tij si dhe ka vrarë personin me të cilin dyshonte se e shoqja e tradhëtonte.  Ngjarja ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s.

45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja, Massimo De Santis, 51 vjeç.

Këtë të fundit ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku vrau të bijën e plagosi të shoqen. Malaj ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular