BallinaAktualitetVIDEO/Kamza me kamera si ‘Londra’, instalohet sistemi që lexon targat

VIDEO/Kamza me kamera si ‘Londra’, instalohet sistemi që lexon targat

Kamera inteligjente janë instaluar në territorin e bashkisë Kamëz. Sistemi i azhornuar me teknologjinë e fundit identifikon targat e automjeteve të shpallura ‘alert’ dhe monitoron situatën në terren me një rezolucion të lartë.

Rrugët e Kamzës prej disa ditësh po monitorohen me kamera inteligjente. Bëhet fjalë për rreth 130 të tilla që janë vendosur në territorin e kësaj bashkie, nga zona e universitetit bujqësor deri në dalje të Valiasit por edhe në zonat e tjera si Bathorja, Frutikultura, Paskuqani e Babrruja. Kamerat janë vendosur jo vetëm në rrugë por edhe pranë shkollave dhe mjediseve ku grumbullohen njerëz, si liqeni i Paskuqanit.

 

“Na kanë shërbyer dhe do të vazhdojnë të na shërbejnë, pasi si kamera me rezolucion shumë të lartë, bëjnë identifikimin e automjeteve të cilat shpallen alert nga policia e shtetit dhe të automjeteve të dyshuar të autorëve të veprave penale. Këto kamera janë të vendosura në pikat kyçe të territorit të bashkisë Kamëz dhe është e pamundur ti shpëtosh syrit vëzhgues”- tha Dashnor Muhaj, shef i seksionit të patrullës së Përgjithshme, komisariati nr.5.

Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë edhe pamje të qarta për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me mjet. Investimi është kryer nga bashkia por sipas marrëveshjes me policinë e shtetit, salla operative do të administrohet nga komisariati nr 5.

Këto kamera deri më tani kanë shërbyer për të dokumentuar të paktën dy ngjarje kriminale në një hark kohor të shkurtër. Zbulimin e mashtrimit të dy shtetasve Kosovar për vjedhjen e një automjeti luksoz me qëllim përfitimi dhe grabitjen e një qytetari nën kërcënimin e armës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular