BallinaPolitikeINTERVISTA/Agron Duka: Këshillat bashkiakë ti kthejmë në shërbim të qytetarëve

INTERVISTA/Agron Duka: Këshillat bashkiakë ti kthejmë në shërbim të qytetarëve

spot_img
spot_img

“Ka shumë arsye së përse në 14 Maj duhet të votoni Nr 3 në listën e kandidatëve për këshilltarë”

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Z. Agron Duka, në një interviste për gazetën tonë, deklaron se këshillat bashkiakë për 4 vjen kanë qenë inegzistentë. Ata kanë nevojë të bëhet funksionalë dhe demokratikë, dhe të mos jenë vegla politike, por ti shërbejnë qytetarëve.

-Z.Duka, së pari, duam të dimë se përse PAA, si parti opozitare doli në zgjedhje më kandidatët e saj për këshillat bashiakë?

Lexo edhe :  Kurorëzimin i Mbretit Charles III/ Begaj: I nderuar të përfaqësoj Shqipërinë

-PAA është një parti opozitare dhe për këtë ne kemi deklaruar mbështetjen e kandidatëve të opozitës për kryetar bashkie. Por ne vendosëm të garojmë vetëm për këshillat, pasi ne nuk jemi pjesë e ndonjë koalicioni politik në këto zgjedhje. Ne duam të masim forcën tonë si parti politike. Por arsyeja më e madhe që na çoi në këtë vendim është fakti se këshillat bashkiakë kënë nevojë të bëhen demokratikë, të bëhen funksionalë dhe tu shërbejnë qytetarëve. Dhe ne duam të japim kontributin tonë për këtë.

-Në çfarë kuptimi duhet të bëhen funksionalë? Këshillat funksionalë kanë qenë.

-Patjetër që kanë qenë funksionalë, por si kanë funksionuar është problemi. Këtë mandat ata kanë qenë 100% socialistë dhe thjeshtë kanë noterizuar çdo propozim të kryetarëve. Keni dëgjuar ju për ndonjë këshill bashkiak që të kthejë ndonjë vendim të kryetarit? Madje ka vendime ky kryetari ka firmosur vetë, pa mbledhur as formalisht këshillin. Ky nuk është funksionim, ky është shkatërim i demokracisë lokale.

Por dua të shtoj se edhe kur kanë qenë dy ngjyrësh, (PS dhe PD) sërish këshillat nuk kanë funksionuar në mënyrë demokratike. Aty ku kishte shumicën forca që kishte pushtetin, funksiononte njësoj si tani, dhe aty ku e kishte shumicën opozita, bëhej bllokimi i çdo vendimi për asye politike, duke penalizuar qytetin dhe qytetarët.

-Po ju çfarë qëndrimesh do të mbani?

-Këshilli nuk është as i PS-së, as i opozitës, as i Ramës e as i Berishës. Këshilli është parlameni vendor. Këshilltarët tanë do të votojnë pro çdo vendimi që është në interes të qytetarëve, sikundër nuk do të votojnë pro nëse nuk ka transparencë dhe projektet nuk janë në interes të qytetarëve. Dhe ne do të veprojmë kështu, pavarësisht se kush do ta ketë bashkinë, PS apo koalicioni opozitar BF.

-Ju kemi dëgjuar të deklaroni se këto zgjdhje duhet të fusin demokracinë në shina, duhet të fusin opozitën në sistem. Çfarë nënkuptoni me këtë?

-Në Shqipëri aktualisht ka pluralizëm, por jo demokraci. Pushtetet zotërohen të gjitha nga një forcë politike. Kjo edhe për shkak të kusureve tona si opozitë që i braktisëm si zgjedhjet vendore ashtu dhe parlamentin. Por kjo tani i përket historisë. Fakt është se për herë të parë që nga koha e diktaturës, çdo lloj pushteti është në dorë të një partie. Demokarcia s’mund të jetë funksionale kështu. Ne duhet ta ndryshojmë këtë realitet patjetër, duke filluar me zgjedhjet vendore e më tej me ato të përgjithshmet.

-A mund t’ju bëjmë një pyetje të drejtëpërdrejtë: Përse një votues në qytet dhe një në fshat duhet të votojë kandidatin e PAA?

-Një arsye e thashë pak më lart, kur sqarova qëndrimin që do të mbajnë këshilltarët tanë. Por ka edhe arsye të tjera:

-PAA është parti me fokus mjedisin, të cilin të gjithë e neglizhojnë. Kur jepet leja për një biznes, gjëja e fundit për të cilin interesohet bashkia është ndikimi mjedisor. Lejet e mjedisit konsiderohen si ato letrat që marrin të rinjtë ke ambulanca e lagjes për të hyrë në autoshkollë. Por mjedisi është ajri, uji, pyjet, është vetë jeta. Keni parw si luftojnw banorwt nwpwr zona malore sepse ua kanw marrw ujin pwr ta futur nw tuba, pwr llogari tw HEC-eve? Kush i mbron ata nw pushtetin vendor?

Ne jemi parti me fokus bujqësinë. Nëpër fshatra deputetë, ministra e kryetarë bashkish i shikojmë të shkojnë vetëm për të bërë foto me domate nëpër sera, por nuk interesohen për shkallën e subvencionit, asistencën, teknike, konsulencën etj. Shërbimi këshillimor po shuhet fare.

Ne jemi një parti e qendrës, e papërfshirë në luftën e madhe politike që ka dëmtuar e po dëmton interesat e shoqërisë dhe ekonomisë kombëtare.

Ne kemi potenciale intelektuale për të qenë një faktor i rëndësishëm në spektrin politik.

-Faleminerit Z.Duka dhe suksese në14 Maj.

-Faleminderit juve dhe mos harroni të gjithë: Në fletën e votimit për këshilltarët, njerëzit më të mirë për ju gjenden tek Nr 3.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular